1.3 ton kokainë nga Kolumbia, 3 shqiptarë arrestohen në Francë

1.3 ton kokainë u sekuestruan këtë fundjavë në Bordo nga autoritetet franceze, ndërsa 23 persona u vendosën në pranga. Mes të arrestuarve janë 3 shqiptarë, 11 kolumbianë, 3 francezë, 5 italianë dhe një turk, identitetet e të cilëve nuk janë bërë me dije. Disa prej tyre, para arrestimit u takuan në një vilë pranë Bordosë për të marrë ngarkesën e drogës. Sipas hetimeve, grupe të ndryshme kriminale siguronin nga Franca sasi të mëdha droge, që sillej aty nga trafikantët amerikano-latinë.
Sekuestrimi i automjeteve dhe qindra-mijëra euro
1.3 ton kokainë ishin fshehur në valixhe dhe çanta sportive. Në treg, e shitur me pakicë, droga do të gjeneronte plot 39 milionë euro për trafikantët. Televizioni francez “BFM TV” raportoi se janë sekuestruar gjithashtu edhe 7 makina dhe qindra-mijëra euro (kesh).
Sipas hetimeve, dyshohet se ata ishin në gjendje të siguronin qindra kilogramë kokainë për të furnizuar tregjet franceze, italiane, spanjolle, angleze e shteteve të tjera të Europës Perëndimore.
Për të kryer këtë operacion, autoritetet franceze kanë bashkëpunuar me ato spanjolle, kolumbiane, si dhe DEA-n amerikane.
Cilët janë 3 shqiptarët e kapur
“Është sasia më e madhe e drogës e kapur ndonjëherë në Francë”. Kështu hapen titujt e mediave franceze për një sasi rekord droge, prej 1.3 ton kokainë të jetë kapur nga policia franceze ku janë të përfshirë edhe shqiptarë. Droga u gjet në një ndërtesë në Bordo.
Në pranga u vunë 23 persona, të cilët janë 11 kolumbianë, 3 francezë, 3 shqiptarë, italianë dhe një turk. Identitetet janë ende sekret për shkak se hetimet vazhdojnë. Për këtë çështje të bujshme nuk ka ende asnjë reagim nga policia shqiptare. Kokaina ishte fshehur në valixhe dhe çanta sportive dhe vlera e saj në treg do të sillte 39 milionë euro përfitime. Droga e trafikuar nga Kolumbia ishte e destinuar për tregun europian. Operacioni u finalizua të dielën, por detaje dolën vetëm një ditë më pas nga Zyra Qendrore për Ndalimin e Trafikut të Paligjshëm në Narkotikë (Ocrtis).
Arrestimet u bënë në afërsi të vilës ku ishte fshehur droga. Mediat franceze shkruajnë, se u sekuestruan 7 automjete dhe qindra mijëra euro. Të arrestuarit dyshohen se janë shpërndarësit më të mëdhenj të kokainës në Evropë. Ky sekuestrim është rezultat i një hetimi disamujor.

Exit mobile version