“1 kg qepë më shtrenjtë se 1 kg hashash”!

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, Vojo Bregu ka reaguar me anë të një statusi në Facebook në lidhje me rritjen e madhe të çmimit të zarzavateve në Shqipëri.
Bregu argumentoi se kjo ka ndodhur për shkak se qeveria uli në mënyrë drastike subvencionet për fermerët. Ai tha se Zëvendësministri i Bujqësisë, përgjegjës për skemat e subvencionimit duhet të largohet dhe bashkë me të edhe drejtuesi i AZHBR-së.
Bregu e përfundon statusin e tij me ironi, duke thënë se tashmë në Shqipëri një 1kg qepë ose patate po kushton më shtrenjtë se 1kg hashash.
Statusi i plotë
Arsyen përse është ulur prodhimi i patateve këtë vit, e gjejmë tek këshillat e KM para një viti. Subvencionet për vitin 2018 pësuan një ulje drastike me rreth gjysmën e shumës së alokuar pas shpikjeve alla rilindase, për aplikime fermerësh online, për nevojën e pajisjes së fermerëve shqiptarë me çertifikata ISO dhe lloj lloj idiotësirash të tjera. Mjafton që media të kërkojë sa janë alokuar nga buxheti i shtetit në fillim të vitit 2018, dhe sa janë shpërndarë për fermerët në fund të 2018. Të bëjnë dhe krahasimin me vitet paraardhëse. Përveç ministrit, duhet të largohet dhe zv.Ministri përgjegjës për skemat mbështetëse, si dhe drejtuesi i AZHBR. P.S. Për ata që nuk kuptojnë shumë nga bujqësia dhe efektet që ka sjellë kjo politikë, mjafton të kuptojnë që 1 kg qepë ose patate, është më shtrenjtë se 1 kg hashash:).

v1

Exit mobile version