1 në 8 vdekje vjen nga ndotja e ajrit, BBC: Shqipëria, nivel rekord

Një në tetë vdekje në Europë vjen nga ndotja e ajrit. Kështu raporton BBC, duke iu referuar një raporti të Agjencisë së Mjedisit të BE.

Raporti në fjalë ka bërë xhiron e medieve ndërkombëtare. Sipas BBC, Shqipëria është një nga vendet ku numri i vdekjeve nga ndotja është rekord, gati 23 përqind e totalit.

Më keq se Shqipëria është vetëm Bosnja, ku numri i vdekjeve nga ndotja është 27 përqind e totalit.

Qytetarët evropianë që janë më pak të ekspozuar ndaj cilësisë së dobët të ajrit dhe rreziqeve të tjera të lidhura me mjedisin janë në Norvegji dhe Islandë, ku shkalla e vdekjeve të ndikuara nga ndotja është nëntë për qind, e ndjekur nga ata që jetojnë në Danimarkë dhe Suedi, ku shifra është dhjetë për qind.

“Vendet e Evropës Lindore kanë një nivel më të lartë të dukshëm të sëmundjeve dhe vdekjeve të shkaktuara nga problemet mjedisore sesa vendet e Evropës Perëndimore”, thotë raporti.

Pjesa lindore e kontinentit vuan më shumë nga temperaturat ekstreme dhe fenomenet e motit siç janë përmbytjet.

Fakti që vendet e Evropës Lindore kanë nivele më të ulëta kanalizimesh i bën gjithashtu banorët e tyre më të ekspozuar ndaj substancave të mbeturinave që janë të dëmshme për shëndetin dhe jetëgjatësinë e tyre.

Kujtojmë se disa herë, Tirana është vlerësuar si qyteti më i ndotur në Europë.

Artikulli paraprakMjeku: Këto janë ilaçet që çojnë në vetëvrasjen e pacientëve me Covid-19
Artikulli tjetërRama: Çdo emërim do kalojë nga Braçe, vetë Braçe surprizon: Drejtori i parë, kunati im