10 gjëra që duhet t’i dini për vitaminat

Ekzistojnë të dhëna në lidhje me vitaminat, të cilat duhet t’i dini para se të filloni t’i përdorni. Këto janë dhjetë më themeloret.
Temperatura
Nëse në frigorifer gjenden përbërës, të cilët përmbajnë vajra, acide yndyrore ose probiotikë dhe, nëse vitaminat qëndrojnë për një kohë më të gjatë pranë tyre, do të jenë krejtësisht të padobishme.
Aspirina
Njerëzit, të cilët përdorin shpesh aspirinë, përmes urinës humbin vitaminë C. Në atë rast duhet që të konsumojnë sasi të mëdha të vitaminës C, në mënyrë që ta mbajnë një nivel normal të gjakut.
Sintetike dhe natyrore
Suplementet e bazuara sintetikisht Organizmi i absorbon më lehtë sesa ato, të cilat janë të bëra nga burimet natyrore.
Përparësitë e vitaminës B12
Ndoshta dëshironi që ta përdorni vitaminën B12 e që të mos hani shumë mish. Ajo ndihmon në mbrojtjen e sistemit nervor dhe kryesisht gjendet në produkte me origjinë nga kafshët. Vegjetarianët gjithsesi duhet që ta përdorin vitaminën B12, sepse ajo që gjendet në ushqimet bimore nuk është e mjaftueshme për organizmin.
Sasia
Edhe pse vitaminat janë të mira, për ju nuk do të thotë se duhet që të konsumoni vitaminë C ose magnez në sasi të mëdha, sepse mund të shkaktojnë diarre. Vitaminat e tjera mund të sjellin deri te dëmtimi i mëlçisë.

Hekuri
Nëse përdorni multivitamina, të cilat përmbajnë hekur duhet të jeni të kujdesshëm me sasinë që e konsumoni. Te shtatzënat mund të shkaktojë të vjella, ndërsa te personat anemikë mund ta mbingarkojë organizmin. Teprica e hekurit mund të jetë e dëmshme për mëlçinë, zemrën dhe pankreasin, sidomos te meshkujt.
Kombinimi
Vitaminat A, D, E dhe duhet të konsumohen me ushqim që ka pak yndyrë në vete. Kjo gjë do ta ndihmojë organizmin që maksimalisht të shfrytëzojë përparësitë e tij.
Absorbimi
Disa ilaçe ndikojnë në absorbimin e suplementeve dhe dëmtojnë vitaminat, të cilat gjenden në organizmin tuaj. Nëse përdorni ilaçe me recetë, pyeteni mjekun ose farmacistin nëse ekziston ndonjë vitaminë, të cilën nuk do të duhej që ta konsumoni gjatë atyre ditëve kur përdorni ilaçet.
Etiketa
Ajo që është e shkruar në etiketë nuk precizon edhe saktësisht se çfarë gjendet në përmbajtje. Hulumtoni vetë dhe testojini produktet ushqimore dhe zbuloni se a janë të përshtatshme për përdorim.
Ushqimi
Duhet ta dini se vitaminat nuk janë policë e sigurimit. Shumë njerëz nuk i kushtojnë vëmendje ushqimit, derisa konsumojnë vitamina përmes pilulave ose tabletave, por duhet ditur se një gjë e tillë nuk është zëvendësim i plotë për ushqimet, të cilat në mënyrë natyrore ofrojnë një asortiment të vitaminave dhe mineraleve.

Exit mobile version