10 % i merrte shteti shqiptar/ Gazetari italian tregon si u njoh Moisi Habilaj me klanin siçilian të Cosa Nostra

Në lidhje direkte me gazetaren Armela Ferko në Syri Tv, gazetari italian i ‘Meridioneës’ Dario De Luca ka dhënë detaje të reja lidhur mbi hetimin e fundit në Itali, ku sërish në skenë në një nga përgjimet e Guardia Di Finanza doli emri I Moisi Habilaj, kushëririt tashmë të arratisur të ish-ministrit të brendshëm socialist, Saimir Tahiri.

‘Në këtë histori vjen në dritë se klani shqiptar ishte i organizuar dhe sa i takon zonës së Katanias për atë që është klasike importimi i marijuanës nga Shqipëria drejt Siçilisë dhe në një nga këto përgjime për të cilët janë arrestuar edhe dy trafikantë shqiptarë, doli edhe emri i Moisi Habilaj.

Për ta bërë këtë emër të lakueshëm është një djalë italian jo më pak se 20 vjeç që sipas Guardia Di Financa ka bërë ndërmjetësuesin midis klanit shqiptar dhe familjes Nizzo që është një nga familje kryesore mafioze të Cosa Nostra në Katania. Mesa duket Moisi Habilaj kur ishte i dënuar në Katani mesa duket është braktisur, askush nuk i dorëzonte para, apo rroba për të kaluar kohën në burg, ndërkohë që i vetmi që kujdesej për të ishte Natalino Nizza, që është nipi i Andrea Nizza që është një nga personazhet më të të shquar të mafies së Katanias.

Motivet e këtij miqësie nuk dimë se pse janë lidhur; nëse ndanin të njëjtën qeli apo ishin njohur më herët gjatë orës së ajrimit në burg.

Kjo miqësi dihet që është lidhur në burg dhe që i ka hapur dyert fazës tjetër sa i takonte çështjes së punëve.

Kur ky person doli nga burg, pas njohjes me Moisi Habilajn, filloi lidhjen, kontaktet me këtë klan shqiptar.

Dhe me sa duket Natalino Nizza, duhet të njihte edhe një nga dy djemtë e Habilajt.

Këtë nuk e dimë, por duket që shqiptarët bëjnë punë të mëdha me mafian italiane.

Në hetimet e fundit del emri i Nizza, por fakti që sipas Guardia Di Financa trafikantët shqiptarë shkojnë në shtëpinë e Nicës, na bën të mendojë se mund të ketë hetim në vazhdim.

Përsa i takon Habilaj, nuk ka më informacion prej muajsh. As forcat e rendit në Itali, nuk kanë asnjë shpjegim nëse është brenda Italisë, apo të jetë arratisur jashtë saj.

Tani në Katania, nga dita e djeshme është drejtori i ri i policisë dhe do kuptojmë diçka.

Ajo që dimë është se aktiviteti me drejtim Shqipëi-Siçili ka vazhduar gjithmonë.

Siç janë edhe të dhënat ku një trafikant shqptar flet me një person të tjetër duke i treguar që kishte vështirësi për të drejtuar këtë biznes, sepse në vitin 2016 kiste ndrushuar diçka. Por me siguri fliet për dikë shumë të fortë në Shqipëri.

Ku thuhej se 10 përqind e mbante shteti shqiptar, por nuk thuhet se me kë me siguri.

Të dyja hetimet kanë të bëjnë me fakte të ngjashme.

auto fdvcb1622133788

Artikulli paraprakKush është i riu që u plagos me armë në Tiranë
Artikulli tjetërVeliaj heq abonenë e përgjithshme, për çdo linjë qytetarët duhet të jenë të pajisur me një abone më vete