Anëtarësia e PD në Berat ka votuar për 10 kandidatët e saj të preferuar që vijojnë procesin në fazën tjetër të përzgjedhjes.
Nga lista e Beratit, është s’kualifikuar vetëm Astrit Veliaj, i njohur si ish-deputet i PD dhe biznesmen, teksa të tjetrët e kanë kaluar provën.
Pjesëmarrja në Berat nga anëtarësia e PD ka qenë 59.9%.
STATUSI NGA PD BERAT
Përfundon procesi i votimit për konfirmimin e kandidatëve në Degën e Partisë Demokratike Berat. Mirënjohje të thellë për pjesëmarrjen e jashtëzakonshme në këtë proces të anëtarëve të Partisë.
Mirënjohje për grupin e punës për organizimin e një procesi model.
Në përfundim të dhënat e votimit janë si më poshtë:
Numri i anetareve me të drejtë vote: 1380 anëtarë
Pjesëmarrja në votime: 827 anëtarë ose 59,9 %
Anëtarët konfirmuan kandidatët e mëposhtëm, që vijonë procesin ne fazën tjetër:
1.AFIZE SKENDO
2.ALKETA MUKAVELATI
3.ARENC BERATI
4.DENIS SAHATCIU
5.DRITAN HAZINEDARI
6.ENO QANA
7.KASEM MAHMUTAJ
8.MUHARREM HOXHA
9.NAMIR LAPARDHAJA
10.OLTION MERDARI
Procesi i brendshëm përfundoi! Demokratët e Beratit janë bashkë dhe në aleancë edhe me qytetarët e ndershëm të Beratit do të mundin të keqen dhe do ti sigurojnë fitoren e thellë Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 Prillit 2020.
Fitore Fitore Fitore