Mbledhja e jurisë së re ka startuar edicionin e radhës së ÇmimitLetrar Kadare, një nga prestigjiozët që jepet në Shqipëri, nëzhanrin e prozës. Deri më 15 janar do të priten sinopset e autorëve shqipfolës, përzgjedhja e të cilëve do të kalojë nëpër disa faza, për të shpallur fituesin në fund të muajit shkurt
Dhjetëvjetori i Çmimit Letrar Kadare mbledh sërish emra tënjohur. Autorë, përkthyes, kritikë letrarë e dramaturgë, do tëzgjedhin prozën më të mirë në gjuhën shqipe.
Nasi Lera, tregimtar i skalitur e përkthyes i novelistëve më në zëtë letërsisë botërore, do të mbajë rolin e kryetarit të kësaj jurie, e përbërë nga pesë anëtarë. Asaj i bashkohet Gazmend Krasniqi, një tjetër figurë e njohur, lëvrues i poezisë, prozës dhe dramaturgjisë, profesor i teorive letrare; Ermir Nika shefi i Departamentit të Arteve të Aplikuara në Universitetin Europian të Tiranës, autor e kritik letrar; Armand Bora autor i shumëveprave dhe produksioneve në teatër, opera, kinema dhe televizion; Suadela Balliu, kryeredaktore e shtëpisë botuese UET Press, përkthyese dhe gazetare prej vitesh në median e shkruar.
Tradita që vazhdon për të dhjetin vit radhazi, së cilës shkrimtari i njohur Ismail Kadare i besoi emrin e tij, e vendos theksin te proza dhe autorët shqiptarë, që pavarësisht vendit ku jetojnë dhe krijojnë, frymojnë shqip.
Diversiteti gjerografik, me fitues nga trojet shqiptare në disa edicione, është shoqëruar me risi, duke i mëshuar konkurrimit dhe zgjedhjes së autorëve të rinj, por edhe autoreve gra. Të tilla kanë qenë fitueset e dy viteve të fundit. Vera Bekteshi, fituese e Çmimit Kadare 2022, e njohur për sjelljen e elementëve biografikë në veprat e saj, ashtu siç ishte edhe vepra fituese “Pusulla të verdha”. Në 2023, çmimin e rrëmbeu mësuesja nga Maqedonia e Veriut, Nurie Emrullai, më e reja në moshë ndër fituesit, me romanin “Duhet të jetës Dashuri”.
Përtej vlerës monetare, vlera më e madhe e këtij çmimi ka të bëjë me promovimin që i bëhet veprës dhe autorit. Dorëshkrimi fitues do të botohet nga UET Press, në kolanën “Leteratura”, ndërsa autori do të përfshihet në një tur të gjatë leximesh e promovimesh të librit, në aktivitete të ndryshme në të gjithë Shqipërinë, shoqëruar me dhënien e zërit mediatik.
Gjithë procesi i garës, i mbështetur nga Instituti Liberal i Tiranës “Pashko”, do të kalojë në disa faza. Aplikimet për këtë edicion janë të hapura deri në fund të javës së dytë të muajit janar 2023, ku autorët e interesuar duhet të dërgojnë, bashkë me dorëshkrimin, një sinops të krijimtarisë së veprës së tyre në adresën e email-it [email protected].
Javën e fundit të janarit do përzgjidhen 10 dorëshkrimet më tëmira, për të vazhduar pastaj me fazën tjetër të selektimit. Nëfund të javës së dytë të shkurtit do të përzgjidhen pesëdorëshkrime, prej të cilave do të shpallet fituesi i Çmimit Kadare 2024. Emri i ri do të bëhet i ditur gjatë aktivitetit “Shkolla Dimërore e Humaniteteve”, e cila do të mbahet në javën e fundit të muajit shkurt, në Llogora.
Nisur nga emrat e fituesve në vite dhe impakti që kanëshkaktuar, pritet që edhe ky edicion të ketë prurje të reja dhe interes të shtuar nga emra të njohur dhe të rinj të letërsisëshqipe.
Fituesit ndër vite të Çmimit Kadare
Pas dy vitesh që ndërtohej si ide dhe si projekt, me konfirmimin edhe të shkrimtarit Ismail Kadare, i cili atëherë e ndante jetën mes Francës dhe Shqipërisë, startoi në 2015 dhënia e Çmimit Kadare. Një risi për kohën, që rrëzoi çdo skepticizëm dhe paragjykim, ndaj letërsisë dhe mënyrës sesi jepeshin çmimet nëShqipëri. Me vitet, vazhdimësinë, fituesit, ky konkurs afirmoi veten dhe i dha një tjetër vlerë botës letrare në Shqipëri. Tashmëi kthyer në një traditë, i zhvilluar në të njëjtën periudhë të vitit, Çmimi Kadare numëron 8 emra fitues, me të vetmen ndërprerje jo vetëm të kësaj ngjarjeje, por të shumë evenimenteve në të gjithë botën, të pamundësuara nga pandemia.
2023- Nurie Emrullai, me romanin “Duhet të jetës Dashuri”. E dyta grua fituese, pas shkrimtares Vera Bekteshi dhe më e reja në moshë, në fillim të të tridhjetave të jetës. Emrullai nis një rrugëtim të ri në karrierën letrare. E njohur më së shumti si poete, me tre vëllime poetikë të botuar, ajo zgjodhi Çmimin Kadare për debutimin e saj në prozë letrare, duke u përzgjedhur si më e mira mes dhjetëra dorëshkrimesh nga një juri e shquar.
2022- Vera Bekteshi me romanin “Pusulla te verdha”. Libriautobiografik sjell një rrëfim tronditës mbi fatin e një gruaje në Shqipërinë komuniste. Libri është i mbushur me personazhe realë që kanë pasur një rol në jetën politike dhe shoqërore të vendit. Por ajo çfarë e bën interesant këtë rrëfim, është fakti se historia nis nga zemra e diktaturës siç ishte Blloku i udhëheqjes komuniste ku familja Bekteshi jetoi për një kohë të gjatë, për të vijuar më pas me përshkrimet rrënqethëse të internimit. Bekteshi tregon se si njeriu mund të mbetet i bukur dhe plot dëshirë për jetën dhe pse është përshkruar nga vuajtje të mëdha.
2021- Gani Mehmetaj me romanin “Zogjtë e qyqes”. Libri është një rrëfim intrigues për njerëzit dhe kohën, për dashurinë dhe urrejtjen, për shpresat dhe zhgënjimin. Mehmetaj sjell përmes romanit të tij, një kolon serb, ndërsa mund të jetë kolon i cilitdo komb, përmes situatave e veprimeve, dialogut e përsiatjeve, paraqet kronikën dyzetvjeçare të ngjarjeve, fatin e ardhacakëve dhe fatkeqësitë e vendësve.
2019- Loer Kume me përmbledhjen me tregime “Amygdala Mandala”. “Loer Kume, përfaqësues i një gjenerate të re shkrimtarësh, i cili eksperimenton me letërsinë, në kërkim të formave të reja letrare, larg komercializmit dhe të zakonshmes ne letërsi”, ishte motivacioni i këtij çmimi.
2018- Virgjil Muçi me veprën “Piramida e shpirtrave”. Autor i mëse 10 librave që rrokin një krijimtari e cila zë fill me prozën e shkurtër e të gjatë, për të vijuar më pas me poezinë, kinematografinë, në lëmin e kritikës letrare dhe në fushën e përkthimit me rreth 13 tituj nga gjuhë dhe autorë të ndryshëm.
2017- Musa Ramadani me romanin “Profeti nga Praga”, një roman i veçantë si për nga forma, ashtu dhe nga përmbajtja. Duke qenë i strukturuar në tregime të lidhura fort me njëra-tjetrën, “Profeti nga Praga” shpërfaqet si një mozaik rrëfimesh dhe kolazh teknikash narrative, një roman për letërsinë si tekst kënaqësie dhe akt përjetësie, ku krijuesi shpaloset si një libër i hapur ndaj konteksteve dhe konotimeve të ndryshme”.
2016- Shkëlqim Çela me librin me novela “Embriologji”. Motivacioni për fituesin ishte “për një tekst që ndërthur letërsinë e kujtesës nëpërmjet groteskut dhe autoironisë, me një individualitet që u garanton këtyre tri novelave dhe autorit një hyrje në letrat shqipe.”
2015- Rudolf Marku me romanin “Tre divorcet e zotit Viktor N.” Me një narracion linear dhe shpesh me një thjeshtësi penetruese, autori Rudolf Marku ndjek e analizon në këtë roman fatin e intelektualit shqiptar Viktor, në imigracion, por ky intelektual mund të ishte fare mirë, çek, rumun, gjermano-lindor, duke i dhënë kësaj vepre atributet e letërsisë pa kufinj gjeografikë.