100 mijë të vdekur u regjistruan në listat e Check-up, Beqja drejt burgut

Ministri i Shëndetësisë në ikje, Ilir Beqja ka regjistruar mbi 100 mijë të vdekur në listën e atyre që kanë bërë kontrollin e check-up dhe i ka paguar koncesionarit mbi 200 mijë që nuk janë realizuar. Denoncimi i është bërë nga një qytetar, i cili i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha. Beqja ka urdhëruar që Check-up-i të bëhet tani në qendrat e punës dhe institucioneve publike, duke detyruar punonjësit ta bëjnë me detyrim këtë gjë.
Ish-Kryeministri Berisha shkruan në një postim në Facebook se, hajn Beqja është i tmerruar nga burgu që po e pret! “Hajni Beqja është i tmerruar nga burgu që e pret për vjedhjet e mëdha me Check-upin e dështuar, me të cilin Rama-Beqja-ndrikull Nushi vjedhin çdo vit mbi 12 milionë euro.
Pas refuzimit masiv të qytetarëve për të bërë Check-up-in, ai ka paguar ndrikull Nushin për mbi 200 mijë Check-up-e që nuk janë bërë kurrë dhe ka regjistruar mbi 100 mijë të vdekur në listën e atyre që kanë bërë Check-up-an? Pra, pas të gjitha këtyre, Beqja po kërkon vrimën e miut ku të futet për vjedhjet e tij të mëdha.
Kështu ai ka urdhëruar që Check-up-i të bëhet tani në qendrat e punës dhe institucioneve publike, duke detyruar punonjësit të bëjnë me detyrim atë. Për këtë qëllim të gjitha institucioneve dhe sipërmarrjeve publike dhe private u është dërguar shkresa që paraqitet në foton më poshtë.
Përveç kësaj, Beqaj i ka dhënë ndrikull Nushit dy dhoma në Urgjencen e Tiranës, duke mashtruar stafin e larguar të Urgjencës se dhomat do iu jepen pronarëve!”, shkruan Berisha, duke publikuar mesazhin e qytetarit.
“Përshëndetje doktor. Beqja, pasi ka dështuar plotësisht me Check-up-in mbasi shumë pak qytetarë e bëjnë Check-up nëpër qendra shëndetësore, edhe ata që e bëjnë në mënyrë të kundraligjeshme detyrohen nga stafi, sepse nuk i kryejnë shërbimet e tjera (nuk ju japin formularët për patentë pa bërë Check-up, nuk i vizitojnë nëse janë sëmurë pa bërë Check-up etj), tani kanë menduar ta shpëtojnë, duke përdorur administratën shtetërore. Ndërkohë, sipas një informacioni të djeshëm, Beqja i ka dhënë Vilmës edhe 2 dhoma te Urgjenca e Tiranës, ndërkohë që hoqi stafin prej andej se do ja jepte pronarëve”, shkruan qytetari.

Artikulli paraprakAdemi: Rama flet me gjuhën e kriminelëve që i bëri deputetë
Artikulli tjetërBursa e Tiranës, një “showroom” institucional