“100% në mbështetje të SPAK”, Basha: Me votën për nr. 4, lekët kthehen tek qytetarët, jo tek shokët te 7×7=313

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i shoqëruar nga kandidatët për deputetë Eduard Kelmendi, Neli Demi, Diana Tona dhe Irsida Shehi, zhvilluan takime me qytetarë dhe biznese në Njësinë 10 dhe në zonën e Laprakës në Tiranë.

Gjatë bisedave, Basha theksoi angazhimin për forcimin e institucioneve të drejtësisë dhe luftën e pakompromis kundër korrupsionit, duke mbështetur SPAK-un. Qytetarët nga ana tjetër shprehën mbështetje ndaj Bashës për zotimin për luftë ndaj korrupsionit dhe për programin e Koalicionit Euroatlantik.

Ai më tej tha se vota për Ramën dhe Berishën, ështëvotë për të liruar shokët e tyre, ndërsa vota për numrin 4, është e vetmja garanci që SPAK të vazhdoj punën, me qëllimin e vetëm që paratë mos të shkojnë tek 7×7-313, por në xhepat e shqiptarëve.

Pjesë nga bisedat me qytetarët:

Qytetari: Mbarësi!

Lulzim Basha: Mirë ke qenë?

Qytetari: Do jetë e vërtetë te vendi?

Lulzim Basha: Tek 313-ta, nga i pari tek i fundit. E vetmja forcë politike 100% pro SPAK, Koalicioni Euroatlantik, numri 4.

Qytetari: Të ectë mbarë!

Lulzim Basha: Voto 4, të gjithë tek 313-ta ata që kanë futur duart në xhepat tuaj.

Qytetari: Ke zgjedhur njerëzit më të mirë.

Lulzim Basha: Si të kam?

Qytetari: Hë mor, ca keni bë ndër mend, se na mbytën o burr.

Lulzim Basha: Kena bë mend me e mbush 313-ën plotë.

Qytetari: Mbusheni mor, mbusheni.

Lulzim Basha: Jo ne, SPAK-u.

Qytetari: Ka nevojë.

Lulzim Basha: Por ne do mbështesim SPAK-un.

Qytetari: O Lul, na bëni derman se na kanë zënë frymën.

Lulzim Basha: S’ka derman tjetër, pa i çuar të gjithë atje, lekët o në xhepat e tyre, o në xhepat tuaj.

Qytetari: Jam arkeolog me tre diploma. Imagjinoje ti, me tre gjuhë të huaja. Ça bëhet kështu, do bëjmë ndryshim apo s’do bëjmë ndryshim?

Lulzim Basha: Sigurisht që po.

Qytetari: Unë për vete do ta jap.

Lulzim Basha: Të falënderoj nga zemra!

Qytetari: Hera e parë që votoj.

Lulzim Basha: Më 11 maj zgjedhja është, o me 5-ën që të nxjerrim shokët e Ramës nga 7×7-313. O me 1 me nxjerr Ilir Metën nga burgu. A luftohet korrupsioni ashtu? O me 4, që lufta kundër korrupsionit sjell zhvillim, programe.

Qytetari: Ke zgjuarsi, ke dhe mbështetjen time.

Lulzim Basha: Të falënderoj nga zemra!

Qytetari: Do ta bëjmë një foto me 4-ën.

Lulzim Basha: Po me 4, patjetër.

Artikulli paraprakDëshmia e rrallë e ish-të dënuarit politik: Ju tregoj kush ishin tregtarët shkodranë të floririt që vdiqën në burgjet komuniste…
Artikulli tjetërHetimet për Berberin çojnë SPAK tek Tuneli i Llogarasë/ Ish kreu i ARRSH i dha tenderin e mbikqyrjes ortakut të tij