100 vite Parlamentarizëm sikur Atdheu të ishte i pari

Nga Minushe Lazaj

– Vendi nuk do kish kaluar regjimin më të egër të llojit diktatorial;
– Vendi nuk do kalonte një tranzicion kaq të gjatë për drejt sistemit demokratik i cili ende s’ka marrë fund;

– Nuk do të zhvateshin resurset e vendit;
– Procesi i Integrimit do të ishte në hapa të shpejt që këtë 100 vjetor ta festonim më së paku si vend kandidat për në BE në prag anëtarësimi;

ËSHTË TURP QË 100 VJET PARLAMENTARIZËM VENDIN E GJEN:
– Me Parlament ilegjitim;
– Me anëtar Parlamenti me precedent penal;
– Me anëtar Parlamenti analfabet;
– Me rikthim në zgjedhje moniste;

– Me eksod të frikshëm popullsie;
– Me varfëri në skamje;
– Me kriminalitet të rrezikshëm;

– Me një qeveri të inkriminuar;
– Në mungesë të institucioneve më të larta të drejtësisë;
– Me një kryetar Parlamenti ish Ministër i Enver Hoxhës;

Si ishte Shqipëria 100 vjet më parë? Ishte në rrëmujë dhe kaos total. Me një qeveri kukull, me një Esad Pash Toptan që thurte intriga me armiqtë e Shqipërisë…Si dolën nga kjo situatë? Me vullnet kombëtar nga përfaqësuesit e gjithë krahinave për bashkim kombëtar për të vendosur atdheun të parin.

E pra, edhe pas një shekulli vendi është në të njëjtat pozita anarkie e kaosi në mos më keq, në urgjencë kombëtare për të ndërtuar më në fund një shtet të së drejtës. Më mirë vonë se sa kurrë!

Vendit i lipset një 21 janar i dytë….. i 1920 JO i 2011!
*Anëtare e Këshillit Kombëtar të PD.

Artikulli paraprakBardhi nga Qarku Korçë: Reforma Territoriale ka dështuar, rishikimi i saj është prioritet absolut i Partisë Demokratike!
Artikulli tjetërQeveria Japoneze i akordon Z. Avni Ponari Dekoratën “Urdhri i Ngritjes së Diellit, Rrezet e Arta me Fjongon e Qafës”