100-vjetori i shpalljes së Republikës parlamentare të Shqipërisë

Shqipëria u shpall për herë të parë Republikë parlamentare më 21 janar të vitit 1925.

Forma e re e qeverisjes së vendit u përligj përmes miratimit të Statutit të Republikës Shqiptare nga Asambleja Kushtetuese, në mars të vitit 1925. Asambleja Kushtetuese u mblodh në 5-vjetorin e Kongresit të Lushnjës (21 janar 1920).

Për detyrën e kreut të shtetit u zgjodh Ahmet Zogu, ndërsa Këshilli i Lartë u shfuqizua.

Statuti sanksionoi konsolidimin e pavarësisë dhe jetësimin e parimeve demokratike kushtetuese. Në Statut ligjëroheshin parimet dhe liritë demokratike, sikurse janë ndarja e pushteteve dhe liritë e të drejtat e njeriut.

Një arritje e madhe e kohës ishte miratimi i Kodit Penal. Mandati i presidentit të Republikës ishte 7-vjeçar. Kjo formë republikane e qeverisjes zgjati deri në shtator të vitit 1928, kur Ahmet Zogu u shpall mbret i shqiptarëve./atsh/

Exit mobile version