Buffon, më i miri në Europianin e Francës

Portieri më i mirë i Europianit ka mbetur jashtë tij. Është pikërisht Kapiteni i Italisë, Buffon, ai që deri tani ka dalë mbi të gjithë kolegët e tij në këtë ngjarje të madhe dhe këtë e thonë statistikat.
Portieri 38-vjeçar ka përqindjen më të mirë të pritjeve me 91%, duke lënë pas me shumë pak diferencë Fabianski të Polonisë me 90%, 18 pritje e 2 gola të pësuar. Manuel Noyer për momentin është me 88.89% të pritjeve në vendin e tretë, një statistikë kjo që mund të përmirësohet akoma më shumë. Mbetet shumë larg, belgu Thibaut Courtois, përqindja e pritjeve të të cilit shkon deri në 77.27 me 17 pritja e 5 gola të pësuar.
Por rekordet nuk mbyllen këtu, Buffon ka mundur që në 62 ndeshje nga 161 të luajtura të mbajë të paprekur portën e tij. Për më tepër, Buffon është përcaktuar edhe si portieri më i mirë i shekullit të 21 nga instituti i Historisë dhe Statistikave në Futboll dhe është një ndër futbollistët që ka marrë pjesë në 5 edicione të Kupës së Botës së bashku me Carbajal dhe Lotar Mateus.

Artikulli paraprak
Artikulli tjetërLucesku do De Biasin te Rumania