106 footnotat (thikënotat) e Raporti të OSBE/ODHIR që bëjnë copë e grimë narkoshtetin e Edvin Mafisë!

Sali BERISHA

Miq, neqoftese raporti i Misionit te vezhguesve te OSBE/ODHIR i dha nje goditje, siç thone mediat nukleare, narkoshetit dhe rregjimit te Kakistokracise te Edvin Kristaq Mafise, dua t’u rikujtoj ketu se perveç nekrologjise prej 33 faqesh te narkoshtetit qe ai ben, raporti ne nje akt te pashembullt ne historikun e raporteve te OSBE/ODHIR permban edhe 106 footnota, te cilat ne rrjetet sociale gjeresisht i kane quajtur 106 thiknota.

Ato u quajten ne menyre figurative “thikenota” sepse cilido qe i lexon, menjehere konstaton se bejne cope e grime kadavren e pakallur te narkoshtetit te pare ne historine e Europes.

Une un ndala ne kete fakt per tu ftuar ju miq ti lexoni thikenotat.

Ato futnota vertet jane shkruar me germa te imta por ato defacto jane tmerresisht vrastare dhe damkosin pa doreza si kriminel kombetar dhe nderkombetar (per shkak te koventave kryesore nderkombetare qe kane dhunuar), personalisht Edvin Kristaq Mafine, Don Djall Agaçion, Sugar Fugen, dhe te gjithe zyren e kryekreut te meduzes, narkoparlamentin, Don Gramozin dhe Toyota Yaris, me narkomazhorance dhe pseudo opoziten e tyre; Denar Biben me horrat kanabist te KQZ, gjeneral Hashashin, Ardi Eskobarin narkohorrat e tyre me uniforme, narkoprokuroret, narkogjykatesit e partise se krimit, klientelen e narkoshtetit ne teresi dhe ne veçanti ate mediatike me ne krye Arben Malaviten; lukunine e militanteve fanatik kanabiste dhe komisioneret si dhe kandidatet e farses narkomoniste dhe sklleverit e administrates te narkoshtetit te Edvin Mafise.

Duke ju referuar me saktesi kushtetutes, ligjeve te vendit dhe neneve te konventave kryesore nderkombetare,dhjetra e dhjetra akteve dhe fakteve te pakontestueshme te nxjerra nga kontaket dhe vezhgimet e Misionit, thikenotat e raportit damkosin personalisht Edvin Mafine dhe te gjithe establishmentin e piramides se narkoshteti, si genjeshtar ordinere, si kriminele pa moral qe nuk njohin asnje parim,
birbo qe dhunojne per pushtetin e tyre çdo ligj kushtetues apo organik te vendit, zuzare qe shkelmojne çdo ligj nderkombetare per karrigen e tyre.

Te dashur miq, Raporti i vzhguesve te OSBE/ODHIR prej 33 faqesh, ne rreth 150 paragrafet dhe 106 thikenotat e tij kane shkaterruar dhe bere cope e çike rregjimin e kakistokracise dhe narkoshtetin e Edvin Mafise por do te ishte naive, absurde dhe e pafalshme qe te prisnim qe raporti apo kushdo nga nderkombetaret do te vinte ta groposte ate. Eshte ne detyrimin dhe misionin historik te popullit vigan opozitar ta groposi qelbesiren nje minute e me pare! sb

Artikulli paraprakVideo tronditëse! Shikoni si policët e kryemashtruesit të Tiranës u sulen si bisha fëmijëve
Artikulli tjetërIsh-ministri hungarez i Drejtësisë, Komisioner i ri për Zgjerimin i BE