11 të burgosur me Covid-19 tek 302 në Tiranë, zyrtarët i mbajnë të fshehtë

Autoritetet kanë lajmëruar se në burgun 313 në Tiranë kanë rezulatuar me koronavirus 18 të dënuar ndërsa është i çuditshëm fakti pse nuk ka asnjë reagim në lidhje me situatën në qelitë e paraburgimit në burgun 302 po në kryeqytet.

Faxweb.al raportoi edhe ditën e djeshme në bazë të burimeve brenda burgut, tek 302 e pas marrjes së tampionëve kanë rezultuar pozitiv 11 persona të cilëtjanë karantinuar në një ambjent të posaçëm që është ngritur brenda këtij institucioni.

Të njëjtat burime bjëjnë me dije se i gjithë kati i dytë i 302-shit është kthyer në zonë të izoluar dhe ku po qëndrojnë vetëm të burgosurit që trajtohen për koronavirus.

Fax Neës ka mësuar edhe se si është përhapur epidemia brenda institucionit të vuajtjes së dënimit si dhe në paraburgim. Bëhet me dije se më 23 Prill ka qenë duke u zhvilluar procesi në GKKO i dosjes 339 dhe midis tyre edhe Altin Avdylaj, rast ky i konfirmuar në burgun 313.

Në seancë mësohet se Avdylaj është takuar me Hekuran Hoxhën (Ronin) dhe më pas ky i fundit është infektuar vetë si dhe e ka transportuar virusin tek shokët e qelisë për të cilët mësohet se janë 7 persona.

I gjithë kati i dytë i godinës së burgut 302 është kthyer vetëm në shërbim dhe ambjent për pacientët tashmë dhe njëkohësisht të dënuarit.

Altin Avdylaj, është arrestuar si pjesë e grupit të Avdylajve në operacionin “Vol vo 4”. Avdylaj akuzohet si pjesë e grupit Avdylaj për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, “Trafíkim i narkotíkëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kríminal dhe organizatë kríminale, si dhe pastrim i produkteve të veprës penale.

Ndërkohë kujtojmë se Hekuran Hoxha akuzohet si njeriu që porositi heroínën e Hasit, të cilën pas përpunimit do ta transportonte në vendet e BE-së.

Exit mobile version