15-vjet nga themelimi, Lord Watson: Dhoma Britanike në Shqipëri një histori suksesi në ndihmë të biznesit
Dhoma Britanike e Tregtisë dhe Industrisë në Shqipëri zhvilloi takimin e përvitshëm të miqve të Dhomës ku i pranishëm ishte dhe Lideri i Dhomës Lord Watson personalitet me përmasa botërore i cili prej 7 vitesh ka nën kujdestarinë e tij Dhomën. Në këtë takim morën pjesë dhe drejtues të institucioneve shtetërore dhe sipërmarrjeve të fuqishme si; zv/ministri i Energjetikës Gëzim Musabelliu, drejtori i Agjencisë Kombëtare të Turizmit Ardit Collaku, Roland Hysa drejtor ekzekutiv i kompanisë Miell Tirana, përfaqësues të kompanisë së prodhimit të verërave “Relikaj”, Dritan Idrizi i Unionit Anglishtfolës në Shqipëri dhe Bilal Kola anëtar bordi dhe zv/president i Dhomës Britanike etj. Aktiviteti ofroi një sërë informacionesh mbi punën dhe arritjet e Dhomës si edhe adresoi çështje që lidhen me të ardhmen e marrëdhënieve në këtë kapitull të ri për Britaninë dhe Europën.
Në fjalën e tij Lord Watson në këtë takim njoftoi të pranishmit për dimensionin ndërkombëtar të Dhomës Britanike në Shqipëri më raste konkrete të lidhjeve të biznesit shqiptarë jo vetëm më ato britanikë por dhe me biznese të Afrikës së Jugut për shkak të lidhjeve të forta më botën Ango-Sanksone duke e konsideruar aktivitetin e saj si një histori suksesi. Lord Watson theksoi se përmes Dhomës Britanike kompanitë shqiptare duhet të përfitojnë nga situata ndërkombëtare e krijuar nga Brexit dhe të zgjerojnë aktivitetin e tyre në Britani apo të bëhen atraktivë për kompanitë britanike që të s’postojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri. Kjo normalisht është për një periudhë 2-4 vjeçare. Ndërkohë Dhoma ka filluar procesin e mbështetjes të kompanive shqiptare që dëshirojnë të zgjerohen në Britani sepse pavarësisht referendumit, do të mbetet qendër e rëndësishme e biznesit.
Lord Watson mbajti një fjalim te rëndësishëm ku përveç te tjerash ai theksoj se Britania e Madhe do te ec përpara edhe pas Brexit, prandaj kërkohet një bashkëpunim intensiv ekonomik ndërmjet te dy vendeve, Shqipëria duhet te luaje rolin e saj ne rajonin e Ballkanit, duke u bere një qendër rajonale ekonomike ku investitorët Britanike te ndjehen si ne shtëpinë e tyre. “Shqipëria -theksoj edhe njëherë Lord Watson -nuk është ne cep te Evropës por ne zemër te saj, për nga vlerat, historia, dhe kontributi i saj ne historinë e civilizimit Europian”.
Gjate Konferencës Lord Watson pati takim te rëndësishëm me Ardit Çollaku Drejtor i Agjencisë Kombëtare te Turizmit. Lord Watson u njoh nga afër me progresin e AKT sidomos ne këtë 6 mujor te pare te vitit 2016. Lord Watson shprehu gatishmërinë për te mbështetur Shqipërinë gjate prezantimit qe do te ndodh ne ekspozitën e udhëtimeve WTM qe do te mbahet ne Londër nga data 7-9 Nëntor 2016. Lord Watson i shoqërua nga Presidenti i Dhomës Britanike Zenel Hoxha u prit dhe nga Presidenti i Republikë Bujar Nishani. Zoti Nishani vlerësoi kontributin personal të Lordit Watson në forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, si dhe në promovimin e çështjes dhe të vlerave historike shqiptare në Britaninë e Madhe. Me interes u bisedua edhe për nxitjen bashkëpunimit të mëtejshëm ekonomik e tregtar mes dy vendeve, ku Presidenti Nishani vlerësoi kontributin e Lordit Watson, në nxitjen e përvetësimit të gjuhës angleze nga përfaqësuesit e biznesit në Shqipëri dhe në Kosovë. Lord Alan Watson është dekoruar nga Presidenti i Republikës me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në dhjetor të vitit 2014.
Kontributi i Dhomës Britanike
Dhoma Britanike në Shqipëri ka dhënë një kontribut të çmuar sa i përket ndihmës ndaj biznesit por dhe individëve të cilët kanë kërkuar bashkëpunim. Është dhënë ofrim shërbimesh ndaj biznesit mbi 2500 kompani shqiptare dhe te huaja. 15 mijë nxënësve dhe studentëve iu është mundësuar mësimi i anglishtes dhe kompjuterit shumica e tyre falas. 190 studentë kanë studiuar në Mbretërinë e Bashkuar përmes Dhomës si dhe është mundësuar, ofrimi i të gjitha llojeve të trajnimit që biznesi ka nevojë. Janë mbajtur mjaft aktivitete prestigjioze në Dhomën e Lordëve dhe të komunave një marketim i Shqipërisë brilant në këto 15 vjet, ardhja e British Airëays në 2006, etj. Dhoma Britanike në Shqipëri nisi jetën e saj me shtatë anëtarë dhe tashmë numëron mbi 200 kompani anëtare. Dhoma ka mbështet sektorin e bujqësisë nëpërmjet mundësimit të reklamimit të produkteve shqiptare në ekspozitat më të rëndësishme të Britanisë si dhe u përpoq dhe vuri në komunikim palët e interesuar për krijimin e Bankës Bujqësore. Dhoma Britanike ka memorandum bashkëpunimi me ministrinë e Bujqësisë dhe mbështet kompanitë me financime, ekspertizë si edhe marketim të tokave të papërdorura me qëllim nxitjen e investimeve të huaja në to. Dhoma Britanike plotësoi boshllëkun dhe ndikoi në një lidhje të fortë midis Parlamentit Britanik dhe atij shqiptar dhe vizita e parë me anëtarët e të gjithë partive u realizua në mars 2006 dhe në mbrëmjen e organizuar nga Dhoma, deputetët britanikë konfirmuan haptazi se japin mbështetjen e plotë për Dhomën Britanike në Shqipëri, mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe pavarësisë së Kosovës. Industria e Fasonëve, nga 2004 ka qenë e çorientuar dhe kryente vetëm disa procese.
Kontribut Dhoma ka dhënë dhe në Industrinë e Turizmit, ku në vitin 2003 përmes Agjencisë së vetme “Regency” e specializuar për turet në Shqipëri Dhoma arritur një pjesëmarrje të suksesshme të Shqipërisë në ekspozitën e Turizmit në Londër me një konferencë dhe prezantim të rëndësishëm në 2014. Aty morën pjesë rreth 130 kompani. Dhoma është e lumtur të shoh që kompanitë që merren me burimet natyrore kanë përparuar si në administrimin e punës së tyre por edhe në trajnimin dhe kujdesin ndaj standardeve, trajnim i ofruar nga Dhoma Britanike. Ka kompani që po guxojnë të hedhin hapa drejt krijimit të Joint Venture dhe Dhoma është në krah tyre për t’i ndihmuar. Ne kemi rreth 40 kompani anëtare ku pronarët janë ose totalisht ose pjesërisht të investuar në industrinë minerale. Numri i kompanive në pronësi Britanike në treg është rritur nga me pak se 30 në 2003, në mbi 240 në 2015 (duke marrë parasysh pronësinë totale apo të pjesshme Britanike).
Numri i studentëve që studionin në Britani në Universitete në 2004 ishte nën 10, kurse tani numri i të rinjve, fëmijëve të anëtarëve të Dhomës, është mbi 190 në vit me një shpenzim mesatar mbi 30 mijë Pound në vit. Ka pasur një rritje të prezencës Britanike si hapja e Vodafone, British Airëays, bashkëpunimi me Harrods në futjen e veshjeve shqiptare, bashkëpunimi me ASDA për produktet e freskëta, disa shkolla kanë arritur bashkëpunime në futjen e diplomave Britanike nëpërmjet programeve të përbashkëta, Mott Macdonal hapi degën në Shqipëri dhe pati ecuri të mirë. Prodhuesit shqiptarë të këpucëve filluan të furnizonin dyqanet e njohura të Office dhe Clarke. Gjatë 5 viteve të fundit kemi parë përpjekje individuale për shitjen e bimëve mjekësore apo ekstraktin e tyre si edhe birrën apo verën shqiptare. Padyshim investimi më i rëndësishëm në vend ka qenë gazsjellësi TAP, i cila jo vetëm do të influencojë shumë në treguesit e Investimeve Direkte të Huaja por do të iniciojë gazifikimin e Shqipërisë.
Vizioni për të ardhmen
Statistikat nga Departamenti i Tregtisë dhe Investimeve në Britani, tregojnë se kompanitë të cilat fillojnë të tregtojnë nëpër botë kanë një rritje të produktivitetit të tyre prej 34% si dhe kanë 12% shanse më shumë të mbijetojnë krizave krahasimisht me kompanitë që nuk dalin në tregun ndërkombëtar. Në situatën aktuale të krijuar nga Brexit, bizneset Britanike po kërkojnë të vlerësojnë mundësinë e lëvizjes jashtë Britanisë që të sigurohen që kanë rritje dhe nuk mbyllen. Dhoma është bërë pjesë e një grupi ekspertësh të kësaj fushe, emigrim me Skilledmigration, tax &finance Reynold Accountants dhe këshillim IPC Ltd, që të ofrojnë një paketë të plotë mbështetëse për kompanitë shqiptare që dëshirojnë të investojnë në UK si edhe kompanitë Britanike që dëshirojnë të investojnë në Shqipëri. Në Britani, rreth 67% e bizneseve të vogla të suksesshme janë të tilla sepse fillojnë të dalin në tregun ndërkombëtar që në vitet e para të ekzistencës së tyre. Shqipëria ofron një mundësi të mirë për investime në agrikulturë, miniera, energji, shërbime dhe prodhim produktesh.
Megjithëse shumë prej sektorëve strategjik janë privatizuar ka shumë mundësi në formatin e PPP veçanërisht në Tiranë, përveç investimeve direkte. Dhoma ka vendosur të mbështes dhe promovojë investimet në: Investime në Turizëm, i cili ka një shans të mirë në situatën e krijuar në Lindjen e Mesme ku operatorët po kërkojnë alternativa dhe Shqipëria është në Mesdhe, por larg nga vala e refugjatëve. Agrikultura, Shqipëria ka një sektor shumë të përshtatshëm për rritjen e produkteve bio. Pengesat që Shqipëria has për realizimin e këtij qëllimi janë në vetvete oportunitete biznesi. Energjia dhe minierat, sektori i naftës ka tërhequr investitorë të fuqishëm si Shell në Shkodër dhe Berat në bashkëpunim me firmën kanadeze Petrogas. Ndërkohë që konfirmimi i rezervave të mundshme të gazit dhe naftës në Detin e Jonit ka tërhequr vëmendjen e British Gaz në një investim të mundshëm prej 2 Bn Euro. Projekti i TAP është sigurisht një investim dhe mundësi e madhe pasi kërkon një sërë shërbimesh për ta realizuar duke përfshirë edhe standardet e gazit. Rregullat e vendosura për nxjerrjen e mineraleve si bakër, nikel dhe krom do të hapin rrugën për kërkesa bashkëpunimi. Ndërkohë që përpunimi i mineraleve është një pjesë e sektorit që duhet të zhvillohet pasi i shton vlera industrisë.