12 fishimi i kultivimit të kanabisit në Shqipëri, Rama reagon duke sulmuar RAI3

Kryeministri Edi Rama ka reaguar duke sulmuar RAI3 për lajmin e publikuar dje, ku flitej se në Shqipëri është 12 fishuar mbjellja e kanabisit. Rama shprehet se, “ai reportazh është një turp gazetaresk dhe nuk ka asnjë lidhje me realitetin, që e ka certifikuar dhe vetë Guarda di Finanza”.

Postimi i Ramës

Lajmi i mbrëmshëm në RAI 3 mbi gjoja 12 fishimin e kultivimit te kanabisit në Shqipëri është një turp gazetaresk, pa asnjë lidhje me realitetin e monitoruar dhe çertifikuar nga vetë Guardia di Finanza! Uroj që partnerët tanë të shkëlqyer ta thonë vetë pa humbur kohë të vërtetën!

1200% apo 12 here rriti vitin e kaluar narkoshteti i Edvin Droges dhe gjeneral Hashashit, kanabisin ne Shqiperi njoftojne mediat italiane bazuar ne raportin e filmimit te territorit shqiptar nga ajri nga policia italiane! Sukses i madh ne luften kunder droges. sb

Gepostet von Sali Berisha am Dienstag, 28. Januar 2020

Artikulli paraprak2 muaj pas tërmetit, banorët e Kombinatit: Jemi të pasigurtë për të ardhmen
Artikulli tjetërPërdor vizitën në Berlin për të mbuluar tradhëtinë e tij!