12 kartonë të verdhë/ Vinicius, më i ndëshkuari në Europë

Ai nuk është një mbrojtës i ashpër. Ai nuk luan as mesfushor mbrojtës. Ai nuk luan as si një mbrojtës krahu. Por Vinicius, ylli i Realit të Madridit, kryeson renditjen e lojtarëve më të ndëshkuar në të gjithë Evropën.

Kundër Leganes në Kupë, Vini u ndëshkua sërish pas një morie protestash që përfunduan me një karton të verdhë, dëshpërimin e tifozëve të Realit dhe Karlo Ançelotit si dhe humbjen e durimit nga shokët e ekipit. Vini është padyshim një nga lojtarët më të mirë në botë, por dhe ndër lojtarët më të ndëshkuar. Nga të gjithë ata që janë pjesë e klubeve të ligave kryesore, braziliani kryeson klasifikimin me 12 kartonë, 11 të verdhë dhe një të kuq.

Ka vetëm një lojtar tjetër me po aq ndëshkime sa dhe braziliani: Nikolo Rovela, mesfushor i Lacios. Ai ka parë 12 kartonë të verdhë, por nuk është përjashtuar. Armando Izo i Monzës, ka 11 kartonë të verdhë po aq sa dhe mesfushori i Lilës, Benjamin Andre. Vinicius, në 29 ndeshje, ka parë tashmë 11 kartonë të verdhë.

Shifra këto që në sezonin e kaluar me Real i pa në 39 ndeshje zyrtare. Gjithsesi, duhet shtuar edhe kartoni i kuq ndaj Valencias, ndaj mund të thuhet se tashmë është “përmirësuar” rekordi i sezonit të kaluar me dhjetë ndeshje më pak.

Artikulli paraprak“Janë në duart e Listës Serbe”- Analiza e DW: Zgjedhjet në Kosovë, nën hijen e protestave në Beograd! Sa ndikim do të ketë në komunitetin serb
Artikulli tjetërKonkurrenca me hotelet dhe informaliteti deri në 50%