12 milionë lekë të reja pa TVSH tavani për biznesin e vogël

Opozita do të bëjë gjithçka në mbështetje të biznesit në tërësi dhe bizneseve të vogla në veçanti. Basha garantoi se PD do të luftojë fort në betejën e saj për t’i rikthyer qeverisjen qytetarëve dhe zgjidhjen e problemeve të tyre. Ai deklaroi një plan konkret masash në ndihmë të ekonomisë, ndërsa paralajmëroi uljen e taksave dhe një plan konkret masash në ndihmë të biznesit.
“Unë për këtë luftoj, që të mos vij të flas këtu për krimin. Unë luftoj, Partia Demokratike dhe kushdo që është i mirëpritur t’i bashkohet kësaj beteje, që të vijë dita, të mos flasim për krimin, të mos flasim më për drogën, por kjo do të ndodhë kur ti të mos jesh më në atë karrike, vetëm atëherë mund t’u kthehemi halleve dhe problemeve të përditshme të shqiptarëve për t’i ndihmuar dhe jo për t’i luftuar ata. Me vepra dhe jo me fjalë. Me taksa të ulëta, me investime publike që ndihmojnë ekonominë dhe nuk mbushin xhepat e miqve të tu, me luftë të vërtetë kundër krimit që i hap rrugën integrimit europian të vendit, me pullën fiskale për biznesin e vogël, me kufirin 12 milionë lekë të reja pa TVSH, që edhe faturat të kalojnë nga biznesi i madh tek biznesi i vogël, nga njëra anë, por nga ana tjetër, të mos shërbejë për t’i shtypur kokën 80 mijë bizneseve 280 mijë shqiptarëve që mbajnë frymën gjallë me atë, për një arsim ku librat e fëmijëve që nga viti i ardhshëm, pa ty aty, mund të paguhen nga buxheti i shtetit me paratë që ti i bën rrush e kumbulla me chartera, me luks zyrash.
Me bujqësi të mbështetur nga buxheti i shtetit siç e mbështet çdo vend. Edhe Kosova, vendi më i ri në Ballkan, vetëm ti nuk i mbështet. U thua, merrni kredi, pasi i ke rrënuar. Për të gjitha këto do të flasim, por kushti është që të mos flasim më për krimin. Dhe që të mos flasim më për krimin, ti nuk mund të jesh më në atë karrike. Sa kohë të jesh ti në atë karrike, krimi është aty dhe nuk ka temë më të rëndësishme se sa lufta dhe mposhtja e krimit”, tha Basha.

Artikulli paraprakFront kombëtar ndaj krimit, Rama në rreth të kuq
Artikulli tjetërMinistrit Ahmetaj i dihet destinacioni i parave të vjedhura