Një grup qytetarësh shqiptarë kanë mbetur të izoluar në Kroaci prej disa ditësh dhe nuk po u jepet asnjë zgjidhje nga qeveria. Në një mesazh drejtuar gazetës RD ata shprehen se kanë marrë në telefon disa herë Amasadën tonë në kroaci dhe Ministrinë e Jashtme, por nuk po u jepet asnjë zgjidhje.
”Jemi 12 vetë në Kroavci me makinat tona. Kemi mbetur në mes të katër rrugëve, flemë në makinat tona. Kemi marrë në telefon disa herë Amasadën tonë këtu dhe Ministrinë e Jashtme, por nuk po na japin asnjë zgjidhje”, shkruajnë 12 qytetarët shqiptarë.
Kryeministri Rama deklaroi para katër ditësh se do të riatdhesonte të gjithë qytetarët shqiptarë që kanë mbetur të izoluar si pasojë e Covid-19, por më pas ndryshoi mendim duke deklaruar se do të riatdhesohen vetëm një pjesë e tyre dhe lista është plotësuar.