12 tonelatat e drogës në Përmet, kapet administratori i magazinës

Ismail Saliu, personi i dyshuar si administratori i magazinës në Pagri të Përmetit, ku në prill të këtij viti u sekuestrua sasia rekord prej afro 12 tonë kanabis sativa ka përfunduar në pranga 61-vjeçari ishte shpallur person në kërkim, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë kishte vendosur ndaj tij masën e sigurisë arrest me burg në mungesë, pasi kishte arritur të arratisej gjatë operacionit.
Saliu u arrestua nga Policia e Gjirokastrës, ndërsa ndaj tij rëndojnë akuzat “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, “Organizë kriminale” dhe “Kryerje e veprave nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. 61-vjeçari, dyshohet se është pjesë e një grupi që merrej me mbjelljen, kultivimin dhe trafikun e kanabisit.
Më 8 prill gjatë një operacioni policia zbuloi tre magazina në Pagri të Pogradecit, ku ishin të depozituara afro 12 tonë lëndë narkotikë e ndarë në thasë plastikë dhe e gatshme për trafikim. Ndërkaq për sasinë e drogës së kapur në Pagri janë arrestuar dhe Rustem Muçelli dhe Eqerem Aliu, të cilët ndodhen pas hekurave.
Pas zbulimit të magazinës së drogës drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit mori masa të ashpra ndaj 8 punonjësve, duke shkarkuar 2 komisarë, përjashtuar një inspektor, ndërsa ka nisur procedimi disiplinor për 5 drejtues mes tyre drejtorin e Policisë së Qarkut.

Exit mobile version