12 VITET E REGRESIT QË SHPOPULLUAN DHE FALIMENTUAN KORÇËN

Nga Marinela Ziu

Nën drejtimin e Niko Peleshit, shkurtit 2007 – maj 2025, Korça u plak, Korça u tkurr, Korça u vak.

Një grua e moshuar më tha mbrëmë: “a moj çupë, Korça ka firaksur. Ime bijë me djalin më ikën në Gjermani. Djalin ma pushuan nga puna këta të shtetit. Dhëndrit i vunë një gjobë në biznes dhe e mbylli”.

⚠️
Korça ka pazar me kafene, pazar fjalësh dhe avujsh.
Destinacion i ndryshuar i një pazari me histori, nga më të vjetërit në Shqipëri, atëherë kur Korça ishte qendër e madhe tregtare, por nuk është më.

Sot në pazar shikon biznese që falimentojnë, qepena që mbyllen, qilare që përmbyten me rreshjet më të para.
Gjatë javës pazari është një rotondë godinash bosh, me aktivitet thuajse ‘zero’.

Nikua mesa duket do kafene dhe fjalë pazari, i prirur ndaj jetës parazitare, pa vizion, pa plan dhe pa strategji, shkatërroi pazarin e dyqanxhinjve tregtarë, shitësve dhe zanatçinjve, prodhuesve të vegjël dhe bizneseve të vogla, duke e bërë Pazarin një shesh kafenesh me emërtime nga diktatura e zymtë, si: “kooperativa”, “komiteti” etj., që ua dha miqve të tij me një financim dhuratë nga FShZH.

⚠️
Korça ka një kullë, një shëmti urbane, që zaptoi një shesh, gëlltiti qindra milionë për të qenë godina e parë, ndoshta dhe e vetme në botë, jo-funksionale, që shteti ndërton me paratë e shqiptarëve.

“Rrush e kumbulla milionat e shqiptarëve”, më tha një taksixhi, që ngryset e gdhihet dhe i bën shoqëri kullës çiban, në mes të Korçës. “Ide e të gjatit kjo – më tha – dhe ndërtimin mysybet e bëri Nikua me shokë”.

⚠️
Përbri kullës u ngul institucioni i Bashkisë, duke zhdukur Bibliotekën e qytetit, një ndër godinat më të mira në Shqipëri, projektuar për Bibliotekë, nga i madhi ark.Kolevica.
Librat ku janë vallë? Këtë thonë të gjithë. Një ish punonjëse e Bibliotekës dikur, më thotë se atje ka patur shumë e shumë botime të rralla, libra, revista, gazeta, buletine etj. me vlerë, që nuk dihet se ku janë.

⚠️
Korça ka një pedonale pa karakter funksional, nuk është as zonë tregtare, as zonë pushimi, as zonë kreacioni, as zonë muzeale, është një pedonale pa qëllim dhe pa karakter.
Por nuk i mungojnë efektet dhe koloret, pemët me dritka, trungjet me beze shumëngjyrëshe të ylberit.

⚠️
Korça ka dhe një godinë të kundraligjshme përbri Këshillit të Qarkut, Qendër Inovacioni e quajnë, që zaptoi lulishte, trotuar dhe bulevard për të risjellë volume halldupe betoni në mes të Korçës fisnike, që është ndoshta godina më e shëmtuar në Rajon dhe në Shqipëri.

⚠️
Në Korçë në 12 vite janë mbyllur mbi 40% e bizneseve.
Në Korçë nuk ka më oxhak, nuk ka më biznese prodhimi, nuk ka më linja përpunuese.

⚠️
Në Korçë fermerët nuk po prodhojnë më dhe po shkulin drufrutorët.
Fermerët sërish morën rrugën e emigrimit.

⚠️
Në Korçë ka më shumë vdekje, sesa lindje dhe popullata është plakur ndjeshëm.

⚠️
Në Korçë në këto 12 vite, afro 60% e popullsisë është larguar.

⚠️
Kolonja është shndërruar në qytet fantazmë.
12 vite që Nikua nuk e sjell dot më pranë Kolonjën me Korçën, sepse rruga nuk mbaron dot punimet, rruga i rrëzohet si “kalaja e Rozafës”, nga mallkimi korrupsion.

⚠️
Devolli është harruar totalisht, një Bashki në skajet lindore të Republikës, që shpëtimin banorët e gjejnë tek shteti fqinj dhe tek largimi masiv.

⚠️
Ndërsa Pusteci dhe Prespa e mrekullueshme dhuruar nga natyra dhe Zoti, me njerëz punëtorë dhe të ndershëm, në 12 vite është përdorur për t’u rrëmbyer votën, qoftë edhe ato pak vota.
Minoriteti maqedonas trajtohen si qytetarë të dorës së dytë, si t’i ketë në ngarkim tjetër Republikë.

Këto dhe qindra e qindra të tjera janë dështimet e Rilindjes dhe Niko Peleshit.

Qeverisje pa vizion, pa strategji, pa plan, pa përkushtim, qeverisje me qëllim të vetëm vjedhjen dhe korrupsionin, shoqëruar me propagandë dhe fasada.

Korçën e plakën, Korçën e goditën demografikisht dhe ekonomikisht, si asnjë qark tjetër dhe kjo është vepër e Rilindjes dhe Niko Peleshit.

* Ku e ka aeroportin Nikua?
* Ku e ka gazifikimin Nikua?
* Ku e ka termoizolimin Nikua?
* Ku e ka stadiumin Nikua?
* Ku i ka freelancer-at Nikua, me paga 3 mijë euro?
* Ku e ka IPARD-in Nikua?
* Ku i ka 100 fshatrat turistikë Nikua?
* Ku i ka kanalet vaditës dhe kulluese Nikua?

Ku i ka? Ku i ka?
KEA po ju thotë: NUK I KA.
As ka për t’i patur!

‼️
KOALICIONI EUROATLANTIK
Drejtuesit e tij, kandidatët e tij e kanë edhe vizionin, edhe strategjinë, edhe burimet humane që janë prezente kudo në Rajon, kanë vendosmërinë dhe përkushtimin, për t’i dhënë Korçës dhe Korçarëve prosperitet, dinjitet dhe integritet, zhvillim dhe për ta bërë atë konkurrente sërish.

Korça meriton më shumë
✅ Voto4️⃣ Koalicioni Euroatlantik
✅ Voto️ Marinela Ziu

Exit mobile version