13 demokratë hetojnë Trump, reagon avokati: Të shkarkohet Mueller

<> on December 14, 2011 in Washington, DC.

Intriga dhe zhurma politike kanë arritur një kulm të ri në Uashington lidhur me hetimin për Rusinë, ndërkohë që përsëri po shtrohen pyetje për të ardhmen e hetimit të Prokurorit të Posaçëm. Pak ditë pasi u pushua nga puna ish-nëndrejtori i FBI-së, ligjvënësit po e paralajmërojnë Presidentin Donald Trump që të mos bëjë ndonjë përpjekje për të nxitur shkarkimin e zotit Mueller. Me një koment në Twitter të dielën, Presidenti Trump akuzoi procesin hetimor të Prokurorit të Posaçëm për njëanshmëri politike: “Pse ekipi i Prokurorit Mueller ka 13 demokratë të betuar, disa përkrahës së Hillarit, dhe asnjë republikan? A është kjo e drejtë? E megjithatë nuk ka pasur bashkëpunim të fshehtë me Rusinë,” shkruante Presidenti Trump në Twitter. Një ditë më herët, presidenti kishte shkruar “Hetimi i Prokurorit Mueller nuk duhej të kishte filluar kurrë”. Ndërkohë, avokati personal i zotit Trump bëri thirrje për mbylljen e hetimit.“Një gjë e tillë nuk ka diskutim që do të shkaktonte krizë kushtetuese. Dhe mendoj se demokratët dhe republikanët, duhet ta ngrenë zërin menjëherë për këtë çështje”. Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm, Rod Rosenstein ka autoritetin ta shkarkojë zoti Mueller dhe teorikisht mund ta bëjë një gjë të tillë nëse urdhëron presidenti.

Demokratët nuk janë të vetmit që paralajmëruan për pasoja të rënda nëse presidenti do të ndërmerrte hapa për shkarkimin e njeriut që po heton rrethin e afërt të Presidentit dhe ndoshta edhe vetë atë. Senatori republikan Lindsey Graham tha se një lëvizje e tillë do të ishte “fillimi i fundit të presidencës së tij”. “Rruga më e mirë do të ishte që prokurori i posaçëm ta çojë procesin deri në fund. Kjo do të ishte më e mira për presidentin dhe presidencën”. Sipas njoftimeve në disa media, ekipi i zotit Mueller po kërkon dokumente për transaksionet e kaluara të biznesit të zotit Trump në Rusi dhe vende të tjera. Presidenti Trump ka kritikuar vazhdimisht ashpër ish-zyrtarë dhe zyrtarë të Departamentit të Drejtësisë. Pasi Prokurori i Përgjithshëm Jeff Sessions shkarkoi ish-nëndrejtorin e FBI-së, Andreë McCabe të premten, presidenti shkroi në Tëitter se “në nivelet më të larta të FBI-së dhe Departamenteve të Drejtësisë e të Shtetit, ka rrjedhje të mëdha informacioni, ka gënjeshtra dhe korrupsion”. Zoti McCabe i ka mohuar akuzat se i kishte dhënë informacion medias për hetime që ishin në proces. Ai thotë se ka mbajtur shënime të hollësishme të takimeve me Presidentin, të ngjashme me ato të ish-drejtorit të FBI-së, James Comey, që u shkarkua nga zoti Trump vitin e kaluar.

Exit mobile version