Gjendet 13-vjeçarja, e cila rezultonte e zhdukur prej 4 orësh. Policia tha se vajza u rrëmbye në rrugën ‘Ndre Mjeda’ në Tiranë, nga një person i paidentifikuar.
Vajza u gjet në një qendër tregtare nën shoqërinë e 3 shoqeve dhe 2 shokëve, teksa pinin kafe.
Në dëshminë e saj të parë për policinë, vajza deklaroi se ishte larguar me dëshirën e saj dhe se kishte stisur historinë e rrëmbimit, pasi familja nuk e linte që të dilte me shoqërinë.
Më herët, nëna e vajzës, e përlotur, foli për një prej televizioneve informative duke deklaruar se, 13-vjeçarja vuan nga insulina dhe duhet të marrë mjekimet 4 herë në ditë.