14 pyetjet e Presidentit për Lleshin që presin përgjigje nga Ministria e Mbrojtjes

Presidenti Ilir Meta i ka drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes 14 pyetje për Gjeneralin Sandër Lleshi.
Burime nga presidenca kanë bërë të ditur se presidenti Meta i drejton këto pyetje ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe kërkon përgjigje për to.
Pyetjet kanë të bëjnë me aktivitetin e Lleshit gjatë kohës kur Lleshi ishte zyrtar në Ministrisë e Mbrojtjes.
Ndërkohë, ish-ministri i Drejtësisë, juristi Ylli Manjani është shprehur se, Presidenti Ilir Meta duhet ta dekretojë Sandër Lleshi ministër, vetëm atëherë kur të vërtetohet që ai nuk është ushtarak aktiv.
‘Mosdekretimi i parë ishte i duhuri, qoftë dhe për ti dhënë një shpullë arrogancës së Kryeministrit që shkarkon e propozon ministra me dy rreshta në Tëitter’, shkruan Manjani në Facebook.
Sipas ish-ministrit, ‘vetë Kryeministri, përtej sjelljes prej zuzari jo zyrtari, më në fund ka dërguar një relacion shpjegues.
Pra e ka hequr tullën e arrogancës ku kishte hipur’.
Reagimi i plotë i Ylli Manjanit:
Një këshillë e pakërkuar.
Po të më dëgjojë, këshilla ime për Presidentin e Republikës është ta dekretojë Sandër Lleshin.
Kushti i vetëm që duhet sqaruar është i plotëson apo jo kushtet e neneve 70 dhe 103 të Kushtetutës.
Dmth është apo jo ushtarak aktiv që e bën Sandrin të pamundur të emërohet ministër.
Po u sqarua kjo gjë mundësisht publikisht, Sandri duhet dekretuar.

Çdo qëndrim tjetër e komprometon rolin kushtetues të Presidentit. E përsëris të zyrtarit të vetëm që ende flet e sillet në bazë të Kushtetutës.
Mosdekretimi i parë ishte i duhuri, qoftë dhe për ti dhënë një shpullë arrogancës së Kryeministrit që shkarkon e propozon ministra me dy rreshta në Tëitter.
Ai mund të tallet me vartësit e tij, por jo me Presidentin e Republikës! Ndaj ai mosdekretim, qoftë dhe me motivin ‘nuk më bind’ ishte i duhuri, pikërisht për faktin se nuk propozohet ndryshimi i ministrave me dy rreshta.
Vetë Kryeministri, përtej sjelljes prej zuzari jo zyrtari, më në fund ka dërguar një relacion shpjegues. Pra e ka hequr tullën e arrogancës ku kishte hipur.
Tani mbetet për të verifikuar ka apo jo pengesa kushtetuese. Nëse pengesa nuk ka ose bien, gjykoj se Presidenti duhet ta dekretojë.
Nuk ka pse të lihet asnjë shije e pakëndshme në publik.
Këtu nuk është fjala për qeverinë po për shtetin.
Ndërkohë analiza politike dhe media duhet çliruar nga ky debat, për t’u fokusuar tek gjëra të tjera më të rëndësishme si Borxhi, investimet, korrupsioni, dhunimi i te drejtave ndaj shtetasve, varfëria e papunësia, arsimi e shëndetësia, integrimi dhe ekonomia.
Ka halle më të mëdha ky vend, me të cilat nuk po merret ASKUSH!

Pyetje

Exit mobile version