14-vjeçarja denoncoi babain/ Psikologia: Dhunonte prej kohësh të ëmën

Psikologia Eriona Hoxha ka ndarë një nga rastet e dhunës në familje, të denoncuar jo nga gruaja e dhunuar, por nga vajza e çiftit.

Ajo tha se vajza vetëm 14-vjeçe e cila ishte lodhur nga ngjarjet e dhunshme në familje, kishte denoncuar në polici të atin. Sipas psikologes, kur prindi dhunues vihet përballë fëmijës, zakonisht është më i pafuqishëm se ndaj partnerit apo partneres që është mësuar të dhunojë, por pjesa e vështirë mbetet se sërish nuk reflektojnë dhe kanë tendencë ta përsërisin dhunën.

“Rasti i fundit ka qenë i një vajze 14 vjeçe, e cila e lodhur nga pjesa që babai shkonte gjithnjë i dehur në shtëpi, nuk bënte asgjë për familjen ajo në fillim kishte telefonuar policinë. Vajza është marrë, është shoqëruar në polici në prani të psikologut dhe inspektorit të zonës, janë thirrur edhe prindërit. Prindi është gjithnjë më i pafuqishëm në drejtim të fëmijës, sado të jetë dhunues te bashkëshorti, përballë fëmijëve këta individë janë të pafuqishëm. Nëse në një debat ti vendos për të parë marrëdhënien e fëmijës përball babait, apo përballë nënës, në përgjithësi ata thuajse nuk flasin. Megjithatë ajo që ndodh më pas është se nuk reflektojnë. Kur ne nuk e kemi edukimin mbi lumturinë, gjërat ndodhin zinxhir, nëna e dhunuar fizikisht apo psikologjikisht, zakonisht ngarkesën e tyre e shfaqin te fëmijët. Ky është një efekt zinxhir”,-tha psikologia në “Good Morning Albanians”.

Exit mobile version