Politikanët vizionarë, i vënë njerëzit të parët!

Nga Qamil Gjyrezi

Kryedemokrati Lulzim Basha në komentin bashkëngjitur videos së postuar dje në rrjete sociale, shkruan se aktualisht i kushton rëndësi të vecantë takimeve me qytetarët, se sa deklaratave të forta politike nga selia e partisë. Kjo formë e të menduarit dhe të bërit politikë e afron politikanin me njerëzit, me problematikat e tyre të përditshme, duke i kuptuar më mirë dhe zgjidhur hallet më mirë. Në botën post-moderne, politikën post moderne, politikanët janë më afër njerzëzve, mbasi në të kundërtën edhe në vendet me ekonomi dhe demokraci të zhvilluar, do të ndodhnin ngjarje të paparashikuara.

Politika post-moderne është politikë eksperienciale, sic është edhe psikologjia e Karl Roxherit, i cili shënjon elementët pozitiv të njerëzve.

“Terapia roxheriane vë në qendër pacientin, njeriun.

Terapia roxheriane është një terapi që kuron përmes marëdhënies.

Marëdhënia horizontale në ciftin psikoanalitik, të dyja palët janë të barabarta. Njeriu ka një orientim të përgjithshëm pozitiv”.

Kurse Edi Rama i tmerruar nga “hija dhe ligjet” e veta, i vë njerëzit në tallje, nga friga që e ka pushtuar deri në pavetëdije. Edi Rama i kundërshton, ironizon pa takt njerëzit, biles edhe ata në nevojë edhe ata pa bukë, pa punë, në shi nga tërmeti i vitit të kaluar, të rinjtë, të moshuarit, etj.

Edi Rama ose “hija” e tij “ledhaton” kriminelët që i ka në 12 qarqe të Shqipërisë, oligarkët, narkomanët me fjalë të ëmbla duke i vënë ata të parët.

Edi Rama i kushton rëndësi deklaratave nga Bunkeri i Kryeminsitrisë dhe ERTV dhe në realitet i bën në “Bunkerin e Surrelit”, ose në një studio të improvizuara të E.Fugës, as në selinë e P.S.-së.

Basha deklaron: “Si cdokush edhe unë kam gabimet dhe të metat e mia dhe e di shumë mirë se kam bërë edhe gabime në të kaluarën, por një gjë ua premtoj të gjithë shqiptarëve, se gjithmonë do ju dëgjoj, gjithmonë do t’ju shërbej dhe se gjithmonë do t’ju vë ju të parët”.

Këto deklarata reale të bëjnë optimist për të ardhmen dhe Lulzim Basha ka edhe në stafet e tija në qendër dhe në bazë shumë individë në politikë, që vënë të parët njerëzit dhe jo halabakët dhe kriminelët.

Edhe zgjidhja e krizës aktuale larg njerëzve kërkon hapa të kujdeshëm afër njerëzëve nga P.D., opozita dhe lideri Lulzim Basha.

Në të ardhmen njerëzit dhe Shqipëria duhet të jenë të parët!
Jam optimist!

Exit mobile version