145 milionë euro

Philippe Coutinho mbetet objektivi i Barcelonës për merkaton dimërore, që hapet më 1 janar. Teknikët e Barcelonës këmbëngulin në nevojën për ta afruar mesfushorin brazilian, por Liverpool nuk do t’ua bëjë të lehtë. Anglezët do të ndjekin të njëjtën ide si verën e kaluar, kur bënë gjithçka të mundur për ta mbajtur në “Anfield” brazilianin ndërkombëtar. “Sport” dhe “Mundo Deportivo” ndjekin të njëjtën udhë: e para shpjegon “operacionin” dhe e lë atë “të ekspozuar”. “Midis 130 dhe 150 milionë eurosh” dhe një variabël prej “14 milionë euro për lojtarin”, i cili “do të detyrojë tre lojtarë të largohen, në mënyrë që të mos shkaktojë probleme në faturën e pagave”. “Mundo Deportivo” tregon se çmimi i Coutinho është 145 milionë euro, shumë me të cilën Liverpool e vlerësonte brazilianin para interesit të Barcelonës.
Nga Anglia parashikohet një operacion i mundshëm mes Arsenalit dhe Barcelonës, me Mesut Özil dhe Arda Turan si protagonistë. Sipas “Daily Star”, të dyja klubet kanë kontaktuar njëri-tjetrin për të hetuar mundësinë e një shkëmbimi, që do ta merrte ndërkombëtarin gjerman në “Camp Nou” dhe do të shkëmbente lojtarin turk në stadiumin “Emirates”. Özil tingëllon si një nga alternativat e mundshme, në rast se Barça ende nuk mund të arrijë nënshkrimin me prioritetin Phillippe Coutinho. Özil e përfundon kontratën me Arsenalin më 30 qershor 2018 dhe, ashtu si bashkëlojtari i tij, Alexis Sánchez, nuk ka dashur të ripërtërijë me “topçinjtë”.
Nga ana tjetër, Turan nuk hyn në planet e Ernesto Valverde dhe klubi katalanas po përpiqet të gjejë një “dalje” të tij në këtë merkato dimërore. Largimi i turkut do ta ndihmonte Barcelonën për të zvogëluar masën e pagës së stafit dhe për të liruar një vend në dhomat e zhveshjes. Në këtë kontekst, “Daily Star” supozon mundësinë e një shkëmbimi që, të paktën, nuk duket i lehtë. Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka insistuar këtë javë që as Özil dhe as Alexis Sánchez nuk do të jenë në merkaton e dimrit, përveç “nëse ndodh diçka e pabesueshme”. Arsenali, nëse vendos ta shesë në janar, do të kërkojë rreth 34 milionë euro për ndërkombëtarin gjerman, i cili thuhet se është edhe në fokus të Manchester United.
“Sport” raporton se Barça do t’i ofrojë Coutinhos kontratë me pagë 14 milionë euro në vit, transmeton Express. Liverpooli i ka refuzuar të gjitha ofertat e Barcelonës për yllin brazilian gjatë afatit kalimtar të verës, por gjiganti katalan do të kthehet me një qasje të re në janar dhe mund t’i ofrojë anglezëve plot 150 milionë euro për Coutinhon. Coutinhon e pret një kontratë fitimprurëse, edhe pse Barça më shumë mundësi do t’i shesë tre lojtarë, përfshirë Arda Turanin, për ta sjellë brazilianin në skuadër.

Exit mobile version