Situata paraqitet alarmante në fshatin Murqinë të Fushë-Krujës, ku 150 familje jane të përmbytura dhe niveli i ujit arrin deri në 2 metra. Dëmët janë mjaft të mëdha, ndërsa problem është se banorët janë pa ujë dhe ushqim. Deri tani nuk kanë pasur asnjë ndihmë. Ata japin alarmin dhe kërkojnë shpëtim.