“Jo, faleminderit, ne duam më shumë. Masa është e paplotë”, kjo ka qenë deklarata e mjekëve dhe infermierëve në Itali, një pjesë e të cilëve kanë refuzuar shpërblimet e dhëna nga qeveria, pasi kanë qënë në frontin e parë të përballjes me Covid 19. Unioni mjekësor Anaao, ka rihapur dhe njëherë polemikat në Itali, dhe sipas sindikatës shifra prej 350 eurosh është e papranueshme. Sipas kësaj sindikate asnjë nga kërkesat e tyre nuk është plotësuar, dhe respekti nuk mund të blihet me para. “Mbani lëmoshën tuaj. Kemi shpenzuar shumë më tepër për të blerë maska dhe filtra që nuk na i keni siguruar”, thonë mjekët. Sindikata, e cila ka shtypur postera, kërkoi “të mos hapen shkollat, zonat e kuqe, të mbahen kufijtë e mbyllur, i kërkoi të ndryshojnë udhëzimet e Institutit të Lartë të Shëndetësisë, kërkoi pajisje mbrojtëse personale, kërkoi siguri, kërkoi tampona. Të gjitha vetëm për sistemin, për pacientët. Tani ju na bëni të pendohemi për vetë-mohimin e treguar, profesionalizmin dhe besimin e vendosur. Më shumë, shumë, shumë më tepër. Ne gjithashtu duam dinjitet dhe respekt”. Ky gjest është shoqëruar me shumë komente në Itali, ku një pjesë e qytetarëve u janë bashkuar qendrimeve të mjekëve, se mbështetja e tyre nga ana e qeverisë ka qenë e paplotë.
Kryesore
Continue to the categoryBasha: Programi ekonomik i Demokratëve Euroatlantikë fuqizon sipërmarrjen dhe rrit mirëqenien,...
Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në emisionin “Drejtë” në Ora News foli për disa nga pikat e programit për ndryshimin e sistemit...