Nga Jamarbër Malltezi
Dje media e blushit dhe oligarkeve te tjere u rrek te na tregonte se fajin per termetin e kishin ndertuesit dhe xhuxhi. Ndersa per edi ramen, asgje, pervec voneses se kryerjes se nje tenderi…
Te keqperdorurit e qeverise kujtojne se Shqiptaret “nuk shikojne, nuk degjojne e nuk kuptojne” ose se mund te tallen me shqiptaret duke I shperqendruar vemendjen nga fajtoret e jeteve te humbura tek brekushet e rradhes. Ja disa pyetje te thjeshta per tv blushin:
1. A ka pergjegjesi qeveria qendrore per vdekjen e kryekomisarit ne Kavalishence? A nuk ishte shpallur e pabanueshme? Pse i coi atje Ministria? Ka ndokend pergjegjes?
2. A ishte emergjenca civile ne nivelin e duhur, me te mirin ne 30 vite sic deklaruan me pompozitet 99-et si ajo e doganave dhe e Gjallices ne pergjigjet tallese ndaj presidentit?
3. A pati ndonje te vetem nga emergjenca civile qe te ishte ne terren me helmete, doreza, kamera infrared, krik pneumatik, etj.?
4. Ka ndonje pergjegjes qe perlahen 1 milione euro cdo vit per stervitjen e qenve dhe na doli se nuk kishin asnje qen per be per operacione kerkim-shpetimi? E kujt del pergjegjesia?
5. Ku kane shkuar qindra mijera euro mjete te blera sipas specifikimeve teknike te projektit me Basnken Boterore? Ish drejtori i emergjencave tregoi se ato mjete duhet te jene ne magazine, por perderisa nuk u perdoren as dorezat, as helmetat as kriku, etj. i bie qe ose te jene vjedhur ose te jene harruar neper sirtare nga zyrtaret e korruptuar qe nuk kane perparesi shpetimin e jeteve por berjen e tenderave apo perlarjet me PPP.
6. A ka njeri pergjegjes qe na tallen gjithe mediat e botes se emergjencat shqiptare shkuan ne terren pas vullnetareve te Aulon Kalase dhe pas gazetareve dhe punonin me duar pa doreza ndersa na erdhen ekipet e specializuara nga kosova me pajisje, veshje, qen, etj. brenda 3 oresh nga tragjedia kur tanet ende nuk diheshin ku ishin? Ne terren kishe ose vullnetare, ose nga ekipet e shpetimit te minierave qe shpetuan njerez nga rrenojat, por emergjencat civile aha.
7. A ka nje institut ndertimi ne Shqiperi apo ai eshte vec te beje deshmitarin e rreme per deklarimet qe do prishet teatri kombetar nga termeti? Ku ishte ky institut qysh nga 21 Shtatori kur termeti paraprak beri deme ne Durres? A ka pergjegjesi ndokush qe ky institut nuk u ndie fare per ndertesat e prishura ne Durres dhe Shkozet? Pse paguhen?
8. A ka nje agjensi per planifikimin e territorit qe azhornon bemat e Dakove?
9. A ka nje inspektoriat kombetar per territorin qe mos lejoje dakot te bejne lojra mes vellezerve?
10. Pse Rama hezitoi te shpalle gjendjen e Fatkeqsise Natyrore ndonese mori vesh qe kishte dhjetera te vdekur?
11. Pse shpalli vec nje dite me vone gjendjen e Jashtezakonshme dhe jo ate te Fatkeqsise Natyrore?
12. Sa buxhet ka dhene nga fondi rezerve? Ende asgje ose po e mban sekret. Pse?
13. A pati shtab per gjendjen e jashtezakonshme? Pse jo? Ligji e parashikon qe te jete Shefi i Shtabit dhe drejtuesi i Emergjencave Civile, po ketu pse nuk pati? Pse rremuje per 1 jave dhe pastaj Cuci ndyshe nga sa parasheh ligji?
14. Pse 3 jave pas termetit kemi 5 formulare te ndryshem qe qarkullojne dhe jo 1 te unifikuar?
15. Pse nuk vepron ligji per zyrtaret e PS qe nga Dako, Konomi, Sadriu e deri tek Qefalia qe kane shkelur ligjin dhe rrezikuar jete njerezish?
16. Pse nuk veproi policia (dhe pastaj as prokuroria) per dhjetera kallzime te banoreve per ate qe hoqi muret mbajtese tek pallati 6-katesh? Pse e lane t’i hiqte kolonat tek lokali Baron?
Keto ishin disa pyetje te shpejta, por jam i sigurt qe nese nuk do kapej nga oligarket do kish edhe shume pyetje te tjera.
Dhe meqe shumica e Shqiptareve prisnin qe qeveria te ndalonte PPP-te qe po perlajne qindra miliona euro per asgje, ndersa Blushi nuk ndihet tek kjo teme, na shuaj edhe kureshtjen nese Rama-Ahmetaj-Zoto te kane paguar gje per fushaten e 2017 apo jo.