Azgan Haklaj në Dritare Tv ka deklaruar se 17 shkurti 2008 do të nderohet gjithmonë nga shqiptarët si një ngjarje historike, Pavarësia e Kosovës.
Haklaj theksoi se Kosova është djepi kryengritjeve dhe betejave të mëdha, të shumë djemve dhe vajzave që dhanë jetën për pavarësinë e vendit dhe që kërkonin bashkimin e kombit shqiptar.
“17 shkurti 2008 është një ngjarje historike. Është kryqëzimi i një lufte 600 vjeçare, që nga beteja e një viti 1389 deri në qershor 1999, jemi dhe në prag të 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës. Është sakrificë e madhe, për të arritur deri në shpalljen e Pavarësisë, ne shprehim mirënjohjen përpara mijëra djemve dhe vajzave që dhanë jetë për shpalljen e Pavarësisë.
Po edhe SHBA që mbështeti ushtrinë Çlirimtare. Kosova është djepi i kryengritjeve dhe betejave të mëdha, që kur Skënderbeu thirri princërit Arbënor dhe Kosova ishte aty familjen Dukagjinin. Pastaj u bë pjesë e disa kryengritjeve, të Pjetër Bogdanit, lidhjen shqiptare të Prizrenit, ku për herë të parë shqiptarët kishin projekt të qartë për krijimin e kombit shqiptar. Një moment i rëndësishëm ka qenë edhe janari 44, ku u vendos bashkimi i Kosovës dhe Shqipërisë, pas luftës së dytë botërore, por kjo konferencë u tradhtua nga komunistët shqiptar. Por përsëri kemi UÇK që bëri realitet ëndrrën e atyre burrave që bënë realitet ëndrrën. Ibrahim Rrugova spikati në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës dhe më pas UÇK. Rugova është arkitekti i pavarësisë së Kosovës. Varrimi i tij ishte gurrë themel për shpalljen e pavarësisë. Ai ka një vepër të jashtëzakonshme”, tha Haklaj.