Zbulohet rasti i parë me Covid-19 në Sarandë

Në Sarandë është identifikuar rasti i parë me koronavirus. Bëhet fjalë për një shtetase ukrahinase, e cila ka shfaqur simptomat e Covid-19 dhe pas testit ka rezultuar pozitive.

Ky është rasti i parë me koronavirus në qytetin e Sarandës, i cili nuk regjistroi asnjë pacient me Covid-19, gjatë kohës që ishte kulmi i pandemisë.

Mësohet se ukrahinasja kishte shkuar si turiste në Sarandë, ndërsa hetimi epidemiologjik pritet të nxjerrë rezultate edhe për kontaktet e saj. Megjithatë shtetasja nga Ukrahina ka deklaruar se nuk ka pasur kontakte të tjera në qytetin e vogël.

Artikulli paraprak140 punonjës të një fasonerie në Vlorë rrethojnë Drejtorinë e Tatimeve, duan pagën e luftës
Artikulli tjetërBasha: Referendum për kryeministrin me vetëm 2 mandate, nëse nuk do të kem votat e mjaftueshme si mazhorancë