Basha: Ka vetëm një rrugë! Të bashkohemi të gjithë e t’ia kthejmë shqiptarëve qeverisjen e marrë peng!

Kryetari i PD, Lulzim Basha është takuar sot me biznesmenët e vegjël në Tiranë, që po vuajnë krizën. Në një video ku shfaqet duke folur bashkë me ta, Basha shprehet se, “ka vetëm një rrugë, të bashkohemi të gjithë e t’ia kthejmë qeverisjen e marrë peng, shqiptarëve”.

Basha ka pasur pranë një zonjë, e cila ka treguar se nuk ka marrë asnjë lek gjatë kësaj periudhe krize. “Të shkojmë e t’ia marrim atje tek shtëpia, atje në Surrel”, dëgjohet zonja/ Më tej, zonja e ka pyetur direkt Bashën”; Si do të veprosh me parët tona? Do të na i kthesh, do të na ndihmosh? Po me pronat tona, çdo të bësh?!

Basha ia ktheu përgjigjen aty për aty: Të gjitha dëmet që janë shkaktuar, shteti duhet t’ua dëmshpërblejë. Kurse për pronat, së pari do të shfuqizojmë ligjin.

Ndiqni bashkëbisedimin

Basha: Jemi këtu në zemër të Tiranës

Zonja: Po, kam dyqanin tim këtu, jemi tek Beshirët…

Basha: Po, jemi tek zonja Beshiri, e cila si shumë të tjerë…

Zonja: ….s’kemi marrë asnjë kokërr leku. Të shkojmë e t’ia marrim Edi Ramës atje tek shtëpia, atje në Surrel. Se do lekë edhe me shku atje, se kur e kishte këtu, s’kishim lek.

Basha: Si shumë biznese të tjera janë në vështirësi të dyfishtë…

Zonja: …të dyfishtë!Të na kthejë lekët o vëlla që na mbajti, si t’ia kërkosh qeraxhiut?! Se edhe ai gjynah.

Basha: Bravo. Flet zonja…hallexhiu e flet edhe më mirë se ç’mund ta përshkruaj unë.

Zonja: ….hallexhi jam unë, se dola e kërkova pare borxh që shtyva dy muajët! Tashti, të marr lekët….Ishalla kur të vini ju e të na i jepni ato lekë! Apo s’do të na i jepni?!

Basha: Të gjitha dëmet që janë shkaktuar, shteti duhet t’ua dëmshpërblejë.

Zonja: Kush shtet?!

Basha: Shteti shqiptar. Po pastaj varet se çfarë kryeministri keni në krye. Që mendon vetëm për veten e vet, për një grusht oligarkësh.

Zonja: Po pot ë zgjodhëm ty, çfarë do të bësh ti? Do të na I kthesh?!

Basha: atë që do të bëj, është se do të zbatoj ligjin, nuk do të shoh tarafet dhe nuk do të shoh xhepat e pesë oligarkëve, por do të shoh xhepat tuaj.

Zonja: Po pronat, si do t’i bësh?

Basha: Për pronat do të flasim për nëj moment, se para një jave e kisha z. Vorpsi dhe shoqatat e pronarëve në zyrë. Gjëja e parë që do të bëjmë është që do të anulojmë ligjin. Por para se të flasim për pronat, le të flasim njëherë për bizneset.

Exit mobile version