Shoqatat e Transportit: Kemi kërkuar subvencion nga shteti, Facebook-u i kryeministrit nuk detyron dot faljen e taksave

Shoqatat e Transportit do të viojojnë edhe sot protestën para Ministrisë së Transporteve për plotësimin e kresave të tyre. Për të folur për këtë situatë ishte i ftuar në studion e Abc News, përfaqësuesi i shoqatës së Transportit Publik Eneo Sulejmanaj.

Ai u shpreh i pakënaqur me dy deklaratat e kryeministrit Rama për transportin që përshijnë: njohje si shpenzim të zbritshëm të 100% të konsumit të naftës si dhe zero taksa dhe po ashtu zero tarifa vendore deri në 31 dhjetor 2020.

Sipas tij, Facebook i kryeministrit nuk detyron dot faljen e taksave, ndërsa shton se është e paqartë se si do të udhëtojnë qytetarët.

“Edhe sikur të miratohen ligje, sepse FB i kryeministrin nuk detyron faljen e  taksave. Janë masa shumë të pamjaftueshme. Këto dy kërkesa që janë pranuar edhe sikur të marrin formën ligjore sigurisht ka një pozitivistet. Por më e rëndësishmja për ne është heqja e akcizës së naftës. E rëndësishme është TVSH në shitje nga 20% të jetë 0%. Një pjesë tjetër përveç se nuk kemi detaje se si do vendosen udhëtarët, 70% do jenë plot, por duhet të zëvendësohet ky 30% bosh. Ne duam që të kthehemi në punë”, u shpreh ai.

Sulejmanaj shtoi më tej se rritja e çmimit të biletës është gjëja e fundit që do mund të bënin nëse nuk mbështeten nga qeveria, pasi siç thotë ai nuk duan që koston ta paguajnë qytetarët. Po ashtu ai thekson se kjo situatë mund të çojë edhe në shkurtimin e punonjësve.

“Të gjitha deklaratat që kemi bërë rritja e çmimit të biletës është gjëja e fundit. Nuk duam që koston t’ja lëmë qytetarëve, kemi kërkuar subvencion nga shteti.

Ne faktisht kemi pritur një paketë lehtësuese për tu kthyer. Nëse kjo nuk vjen kjo kërcënon edhe me largim të punonjësve nga puna. Me numrat që kemi parë rrezikojnë vendin 5 mijë punonjës. Më të goditur do të jenë faturinot dhe shoferët”, tha ai.

Më tej Sulejmanaj kërcënoi me përshkallëzim të protestave edhe në qytete të tjera, duke mos përjashtuar edhe krijimin e kaosit nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen.

“Protesta do të përshkallëzohet. Operatorët kanë kërkuar që ti mbështesim. Nëse nuk ka plotësim të kërkesave protesta do të përshkallëzohet. Do jetë edhe në qytete të tjera, mund të krijojmë edhe bllokim rrugësh me autobusësh, duke krijuar kaos.

Sot kemi 2 autobusë në protestë dhe do i japim mundësi edhe medias të shikojë se si do të krijohet ky kufizim. Ne e kemi krijuar idenë, por nga autoritetet është e paqartë. Ishte e habitshme që u vendos 70% dhe hapja në 15. Ne prisnim të hapeshin më shpejt”, tha ai.

Exit mobile version