Bylykbashi: Çështjet e hapura që duhen dakordësuar për administrimin zgjedhor dhe për çështjet e tjera që përmbyllin reformën zgjedhore

Oerd Bylykbashi: Sot Këshilli Politik diskutoi në lidhje me çështjet e hapura që duhen dakordësuar në zbatim të dakordësisë për administrimin zgjedhor dhe për çështjet e tjera që përmbyllin reformën zgjedhore.

U diskutua për problemet e medias në fushatë dhe për financimin e partive politike por ajo që është e rëndësishme është se deri sa të shihen plotësisht të hartuara në legjislacionin zgjedhor, në Kodin Zgjedhor garancitë që është rënë dakord në 5 qershor për administrimin e zgjedhjeve, pra jo vetëm administrata por edhe garancitë e tjera; identifikimi biometrik dhe instrumenta të tjera që mbrojnë votën e zgjedhësve, sigurisht që deri në atë moment këshilli do të punojë për të mbyllur dakordësinë e plotë teknike.

U la detyrë që në fillim të javës, pra ditën e hënë, të kemi versionin e plotë i cili parashikon të gjitha këto garanci, ndërkohë që vazhdojmë për të përmbyllur edhe ato elemente që mund të jetë e nevojshme në aspekte siç janë tek financimi apo kryesisht tek çështja e medias.

Ditën e hënë Këshilli Politik do të ketë përpara dokumentin e plotë me amendamentet në Kodin Zgjedhor për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare dhe adresim të plotë dakordësisë së 5 qershorit.

Faleminderit!

Artikulli paraprakEnkelejd Alibeaj: Edi Rama fundin e ka te sigurtë! Kërkon të ndryshojë Kushtetutën për të hequr koalicionet
Artikulli tjetërRAMAVIRUSI ka shkatërruar ekonominë e fshatit. Zgjidhjet nuk mund të vijnë përmes imazheve të rreme, por me plane konkrete