Dokumentet/ Kleves Balliu publikon faktet: Rama vjedh bregdetin ditën për diell me VKM, falsifikime dhe mashtrime

Një Vendim i Këshillit të Ministrave i shkurtit të vitit 2019, “Për pezullimin e përkohshëm të kalimit në pronësi të përfituesve të tokës bujqësore të ish ndërmarrjeve bujqësore në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit, në mbështetje të projekteve në turizëm” u botua në atë kohë në Fletore Zyrtare dhe po atë ditë është fshirë nga sistemi i QPZ dhe me të njëjtin numër në fletore botohet një Udhëzim Ministri.

VKM-ja enigmatike për pronat në bregdet ribotohet 2 muaj më vonë në Fletoren Zyrtare bashkë me shfuqizimin e saj.

Por çfarë parashikonte kjo VKM?

VKM ngarkonte ish ZVRPP në rrethe të bëjnë ndryshimet në kartelat e pasurive të tokës bujqësore në favor të Ministrisë së Turizmit, në zonat strategjike për turizmin siç janë Ksamili, Velipojë e kudo në vijën tonë bregdetare.

A i ndryshoi ZVRPP kartelat e pasurive të përfituesve të tokës bujqësore në favor të Ministrisë Turizmit?

Qëllimi i kësaj VKM është një dhe i vetëm: tu grabitet prona qytetarëve dhe tu kalohet bosëve dhe oligarkëve të ndërtimit.

Artikulli paraprakKLSH padit Insitutin e Monumenteve të Kulturës: Të rindërtohet Teatri Kombëtar atje ku ishte dhe siç ishte!
Artikulli tjetërMiku i bandës së Habilajve i paracaktuar si kryetar i BKH! Reagon Berisha: Sukses i ri i Dvoran Reformës