Banda e Lal Qazimit dhe Petrit Çelës terror në Elbasan, policia i merr në mbrojtje

Bandat vijojnë të bëjnë ligjin në qytetin e Elbasanit. Një qytetar i është drejtuar m,e një mesazh ish-Kryeministrit Sali Berisha, ku rrëfen një ngjarje të rëndë ndodhur mbrëmjen e djeshme, por që është mbajtur fshehur nga policia.

“Bandat në Elbasan ushtrojnë terror me pistoleta mbi popullatën! Narkopolicia bën sehir: Janë tanët!”, shkruan ish-Kryeministri, ndërsa publikon mesazhin e qytetarit.

“Pershëndetje doktor. Mbrëmë në Elbasan, banda e Don Lalës dhe Petrit Çelës, me 2 makina, një golf 6 nje dhe një mercedes fugon Vito, kanë bërë terror në një lagje, “Te kinezët”, kanë zbritur nga këto dy makina rreth 15 persona, disa me pistoleta në duar dhe të tjerët me shkopa bejzbolli duke rrahur të gjithë që ishin në lokal. Policia e mban të fshehur ngjarjen”.

Artikulli paraprakBasha: Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut 1990 është gurthemeli i shtetit të Kosovës
Artikulli tjetërLubonja: Rama po tenton të gjejë një mënyrë të pamundësojë koalicionet