Federata Shqiptare e Futbollit merr vendimin për derbin e sotëm Partizani-Tirana, i cili do të zhvillohet sipas programoit, në orën 20:45 në “Air Albania”.
Infektimi me Koronavirus i 5 lojtarëve të Partizanit e vuri derbin në rrezik, por vendimi i FSHF-së shuan çdo dilemë.
Pra, takimi do të luhet, edhe pse në kampin e kuq do të ketë mungesa.
Ndërsa mungesa më e madhe është ajo e tifozëve, pasi siç dihet ndeshjet po luhen me dyer të mbyllura.