Video/ Reagimi i fortë i Berishës: Fajin më së pari e ka ai që nuk mori asnjë masë për luftën kundër Covid-19

Fajin e ka ai që në vend të ndërgjëgjësimit përdori tmerrimin e qytetarëve me fjalime terroriste për 18 mijë të vdekur, male me kufoma etj etj, dhe ata tani si reagim i kundërt nuk duan t’ja degjojnë më emrin si terrorist”.

Mbi situatën më të fundit të Covid-19, në vendin tonë, kështu është shprehur ish-kryeministri Sali Berisha, i cili përmes një reagimi në Facebook, ka renditur argumentet e tij, duke fajësuar kreun e qeverisë për keqmanaxhimin e situatës.

Reagimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

Fajin e kanë qytetarët!

Fajin më së pari e ka ai që nuk mori asnjë masë për luftën kundër Covid-19.

Që la vendin pa teste e pa maska.

Që përdori dhunë, terror policor e ushtarak, tanke e gazra helmuese kundëer qytetarëve në vend të maskave dhe testeve në luftën kundër virusit.

Që në vend të ndërgjëgjësimit përdori tmerrimin e qytetarëve me fjalime terroriste për 18 mijë të vdekur, male me kufoma etj etj, dhe ata tani si reagim i kundërt nuk duan t’ja degjojnë më emrin si terrorist.

Që shndërroi me praktikën që ndoqi spitalet në bomba biologjike.

Që  mashtroi dhe manipuloi gjer në neveri çdo shifër e të dhënë.

Exit mobile version