16,7 % rriten aksidentet në muajin tetor, në 12,0 % të rasteve faji i këmbësorit

Në muajin Tetor 2023 numërohen 98 aksidente rrugore nga 84 të ndodhura  në muajin Tetor 2022. Numri i aksidenteve rrugore është rritur me 16,7 %, sipas të dhënave të INSTAT, referuar Drejtorisë Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) sipas të dhënave të INSTAT rezulton 130 persona nga 105 në muajin Tetor 2022. Aksidentet rrugore, në 83,7 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 45-59 vjeç, duke zënë 26,5 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup-moshë janë rritur me 73,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

te dhenaNë muajin Tetor 2023, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur ditën e Hënë me 19,4 %, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur të ditën e Enjte me 8,2 %.

Në muajin Tetor 2023, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur gjatë harkut kohor 08:00-12:00 dhe 14:00-17:00 duke zënë secila nga 22,4 % të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej.

te dhenat 2Në dhjetëmujorin e vitit 2023, numërohen 961 aksidente rrugore nga 968 aksidente, të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i aksidenteve rrugore është ulur me 0,7 %.

Numri i të aksidentuarve është 1.319 persona nga 1.362 persona të aksidentuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Aksidentet rrugore, në 12,0 % të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit për dhjetëmujorin është ulur me 9,4 %. /Liberale.al/

tab

Artikulli paraprakDy ditë e dy net, të pa harrueshme e të pamjaftueshme në Pejë
Artikulli tjetërTrebythkëndëshi, një karrige shumë kulla!