Presion me largim nga puna ndaj punonjësve të burgjeve që nuk janë mbështetës të PS

Në Burgjet e Tiranës po ushtrohet presion dhe transferim të punonjësve që nuk janë mbështetës të Partisë në pushtet, ndonëse me ligj nuk lejohet që punonjësit në këtë institucion të jenë anëtarë të asnjë partie.

Sipas burimeve, presioni më i madh po ushtrohet ndaj operatoreve të burgjeve të Tiranës duke u kërcënuar haptazi se do të transferohen në burgjet e tjera. Dhe listat për këtë qëllim janë formuluar nga drejtori i Policisë së Burgjeve, Enver Levani, një ish-oficer policie, për të cilin flitet se ka qënë në Policinë e Shtetit dhe është pushuar nga puna për dhunë ndaj një punonjëseje.

Si edhe në mjaft raste të tjera, për të gjitha punët e pista në institucione, qeveria e “rilindjes” gjen edhe njerëzit më negativë dhe me probleme për të goditur punonjësit që nuk rreshtohen përkrah “Rilindjes”.

Më datën 28 korrik ka mbërritur nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve një urdhër transferimi për të gjitha operatoret e Burgjeve të Tiranës, por dy ditë më pas, më datën 30 korrik, ky urdhër transferimi është anuluar përkohësisht.

Mesa duket kjo tërheqje është bërë për të ushtruar presion ndaj këtyre punonjëseve që të votojnë “rilindjen” në zgjedhjet e ardhshme po deshën që të mos lëvizin nga vendet e punës. Sipas burimeve, urdhër transferimet janë bërë pa asnjë motiv, me pretekstin se, “kanë shumë vite në vendet e tyre të punës”. (?!)

Këto veprime kanë çorinetuar punën e opetaoreve në sigurinë e Burgjeve dhe kanë krijuar pakënaqësi tek të gjithë punonjësit.

Operatoret e Burgjeve janë kërcënuar disa herë nga drejtori i Policisë së Burgjeve, Enver Levani. Sipas burimeve, Levani ka ushtruar terror psikologjik ndaj operatoreve me sharje e fyerje me një gjuhë prej rrugaçi dhe jo drejtuesi institucioni shtetëror.

Po ashtu edhe shefi i sektorit të komunikimit elektronik në DPB, Ilir Çuni ka ushtruar presion ndaj operatoreve duke i kërcënuar se, “do t’ju lëviz nga vendet e punës”.

Gjithë ky diskriminim dhe presion ushtrohet vetëm ndaj grave operatore që nuk janë rreshtuar me asnjë parti politike, ashtu siç kërkojnë drejtuesit.

Exit mobile version