Nga Dylejman KARAJ
E hënë 3 Gusht 2020, Ora 11.00. Piku i sezonit të pushimeve, por plazhet e bukura të Sarandës janë pothuajse bosh, ose në rastin më të mirë të tyre deri 20 % të kapaciteteve akomoduse.Një tufë oligarkësh të kamur me Lekët e buxhetit të shtetit ,pushojnë në resortet luksoze të Dhërmiut.Shtresa e mesme ka marrë rrugët kurbetit për paga e pensione më të larta nëpër rrugët e Evropës plakë…
Një pjesë tjetër e shoqërisë përpiqet të mbijetojë në luftë të përditshme me reformat vrastare të qeverisë bandite dhe kusare të kryevirusit, të kryekusarit Edi Ramoviçi…Të tjera shtresa të shoqërisë janë strehuar nëpër kazerma duke pritur nga momenti në moment sulmin ajror kimiko-biologjik të agresorit Alien Covid-19 të propaganduar nga brigadat e kuqe të pushtetit më në krye lejfenët e paguar të rilindjes…
Varfëria dhe mjerimi ndihen dhe preken kudo në Sarandë apo në Ksamil, në Himarë, Vlorë, Durrës, Shëngjin e Velipojë… Rrofshin e qofshin vllaznit tanë të Kosovës e RMV që na respektojnë çdo verë ,duke sfiduar Copilin -19, të shpikur nga Rilindja e piktorit dështak.
Prandaj ngrihuni e bjeruni, katundarë e punëtorë,oligarkë e puthadorë, që nga Shkodra gjer në Vlorë…