17 milionë euro vjedhje me 7 kilometrat e rrugës Kardhiq-Delvinë

Ish-Kryeministri BErisha ka denoncuar nje tjetër vjedhja skandaloze të Ramës me rrugën Kardhiq-Delvinë. Për vetëm 7 kilometra rrugë, Rama vjedh 17 milionë euro, një vjedhje kjo e çertifikuar nga kostoja e mëparshme e ndërtimit të 7 kilometrave të parë të cilat kanë kushtuar plot 17 milionë euro më pak. Një grup oligarkësh pranë Ramës janë kthyer në përfituesit kryesorë të kësaj megavjedhje që Rama po i bën taksapaguesve shqiptarë, të cilët duhet të paguajën për të mbushur xhepat e kryehajdutit dhe miqve të tij.
Postimi i plotë i Berishës
Kallam Deshtaku katerfishon çmimin e ndertimit te rruges Kardhiq – Delvine!
Te dashur miq, dje Kallam Deshtaku ishte per te dyten here ne tre vjet ne rrugen Kardhiq – Delvine. Heren e pare ne maj te vitit 2015 shkoi dhe u betua se brenda vitit do te fillonin punimet per ndertimin e lotit te dyte te rruges, por si zakonisht mashtroi sepse gjer sot punimet nuk filluan.
Dje Kallam Deshtaku inauguroi fillimin e punimeve te lotit te dyte prej 7 km ne kete rruge. Por ai po dje njoftoi vjedhen e madhe te rradhes.
Loti i pare prej 7 km ne kete rruge u ndertua brenda 7 muajve me nje shume prej 5,1 milion euro. Kurse dje,
Kallam Deshtaku njoftoi se 7 km e lotit te dyte (qe jane nje teren identik me lotin e pare) do ndertohen per 24 muaj dhe me nje çmim prej 22 milion Euro, pra kater here me te larte. Kjo eshte vetem mashtrimi dhe vjedhja e radhes! sb

Artikulli paraprakPas një jave policia kujtohet të marrë në mbrojtje vajzën e përdhunuar nga djali i deputetit
Artikulli tjetërDisa trajtime shpresëdhënëse për kancerin në tru