17 policë në pranga në Durrës, akuzohen për…

Një aksion i madh i SHÇBA-së në Durrës ka bërë të mundur arrestimin e 17 policëve.

Prokuroria ka lëshuar 17 urdhër-arreste. Mësohet se policët akuzohen për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.
Policët akuzohen për shpërdorim të detyrës dhe korrupsion.

Ata akuzohen se nuk kanë marrë masa për denoncimet e ardhura për ndërtimet pa leje dhe se janë përfshirë në raste korruptive, duke mos goditur paligjshmërinë. Urdhër-arrestet janë lëshuar, pas konstatimeve për ndërtimet pa leje në bregdet, të zbuluara pas tërmetit të 26 nëntorit.

FNSH po punon për shoqërimin e tyre. Pritet qe SHÇBA të dalë me deklaratë për mediat për detajet e operacionit.

Artikulli paraprakHistoria e dhimbshme e një të riu, bashkëshortja e ndan nga fëmijët për…
Artikulli tjetërNga thirrjet e dëshpëruara për azil te mungesa e avokatit dhe e përkthyesit, Harun Çelik u dëbua me forcë pas një ndalese në Ambasadën turke