Pasiguria për jetën dhe pronën, rritja e kriminalitetit, rrënimi ekonomik i biznesit, kjo është panorama e Elbasanit sot

Nga Dr. Sonila DAIU

đŸ”șKronika e mĂ«poshtme flet qartazi me zĂ« e figurĂ« mbi gjendjen dhe lĂ«ngimin e vĂ«rtetĂ« qyteti ynĂ« Elbasani po kalon sot.
————————————————

đŸ”șGjatĂ« kĂ«saj periudhe, nĂ« qytetin e Elbasanit politikat dhe strategjitĂ« zhvilluese qĂ« duhet tĂ« ofrojĂ« pushteti vendor dhe qendror nĂ« dobi tĂ« pĂ«rmirĂ«simit tĂ« rritjes dhe zhvillimit tĂ« standartit tĂ« jetĂ«s sĂ« qytetarĂ«ve janĂ« zĂ«vendĂ«suar nga zhvatja me çdo kusht e çdo çmim i tĂ« gjitha burimeve financiare pĂ«rmes korrupsionit, pastrimit tĂ« parave dhe gjobvĂ«nies sĂ« ligjĂ«ruar.

đŸ”șPasiguria pĂ«r jetĂ«n dhe pronĂ«n, rritja e kriminalitetit dhe drogĂ«s, rrĂ«nimi ekonomik i biznesit elbasanas pĂ«rmes terrorit fiskal dhe konkurrencĂ«s sĂ« pandershme, shĂ«ndetĂ«sia e gjymtuar pĂ«rmes hallkave qĂ« nuk ofrojnĂ« shĂ«rbimet nĂ« ciliĂ«sinĂ« dhe nĂ« kohĂ«n e duhur,mungesa investimeve tĂ« cilat mund tĂ« gjeneronin vendeve tĂ« reja tĂ« pune, heqja e ndihmĂ«s sociale pĂ«r shumĂ« familje nĂ« nevojĂ«, janĂ« akte tĂ« cilat po gĂ«rryejnĂ« dhe shkatĂ«rrojnĂ« nga themelet çdo hallkĂ« tĂ« realitetit social nĂ« Elbasan.

đŸ”șKy realitet Ă«shtĂ« totalisht i ndryshĂ«m nga ai qĂ« paraqitet. FatkeqĂ«sisht realiteti sot ofron ngjarje dhe fakte pĂ«r tĂ« cilat çdo qytetar elbasans Ă«shtĂ« dĂ«shmitar. Konfiktet e vazhdueshme, vjedhjet apo dhunimet nĂ« mes tĂ« ditĂ«s, papunĂ«sia nĂ« rritje veçanĂ«risht tek tĂ« rinjtĂ«, rritja e numrit tĂ« pĂ«rdoruesve tĂ« drogĂ«s, rritja e numrit tĂ« divorceve, flasin qartĂ« pĂ«r krizĂ«n, presionin, zhgĂ«njimin dhe depresionin ku jeton sot qytetari elbasanas.

đŸ”șKjo panoramĂ« bĂ«het akoma mĂ« e errĂ«t po tĂ« shtojmĂ« largimin dhe emigrim in nĂ« masĂ« tĂ« tĂ« rinjve. Mjaton ti referohemi kĂ«tu shifrave zyrtare pĂ«r studentĂ« tĂ« regjistruar nĂ« programet Bachelor nĂ« Universitetin AleksandĂ«r Xhuvani pĂ«r vitin akademik 2019-2020, numĂ«r ky i cili eshtĂ« pĂ«rgjysmuar nĂ« krahasim me 3 vite mĂ« parĂ«.

đŸ”șElbasani sot Ă«shtĂ« shdĂ«rruar nĂ« njĂ« qytet qĂ« po shkon me shpejtĂ«si drejt plakjes. Sot Elbasani nga njĂ« qytet tĂ« kulturĂ«s, edukimit, traditĂ«s, nĂ« njĂ« qytet tĂ« pajetueshĂ«m, tĂ« pasigurtĂ« dhe mĂ« i varfĂ«ri nĂ« rajon.

Por zgjidhja nuk është të ikim ne qytetarët e Elbasanit, zgjidhja nuk është të ikin të rinjtë, zgjidhja nuk ëshë të ikin profesionistët, mjekët, inxhinierët, mësuesit. Zgjidhja është një dhe vetëm një : të iki Edi Rama me bandën e tij!

Zgjidhja është që me zgjedhje dhe votë të e lirë, të kthejmë shpresën!

Zgjidhja Ă«shtĂ« qĂ« me zgjedhje dhe votĂ« tĂ« e lirĂ«, t’ju kthejmĂ« Elbasanin elbasanasve !

Zgjidhja Ă«shtĂ« qĂ« me zgjedhje dhe votĂ« tĂ« e lirĂ«, t’ju kthejmĂ« ShqipĂ«rinĂ« shqiptarĂ«ve!

Exit mobile version