312 milionë euro për 6 muajt e ardhshëm për të dalë nga kriza, Basha: Paketa me 5 pika nxjerr vendin nga niveli afrikan i trajtimit të pandemisë nga qeveria

Kryetari i PD, Lulzim Basha doli me një propozim konkret prej pesë pikash për situatën e krijuar nga pandemia. Mes propozimeve, fokusi kryesor shkon për shkollat dhe spitalet në rast të shpërthimit të një vale tjetër infeksionesh.

Basha u shpreh se, efekti total është afro 312 milionë euro për 6 muajt e ardhshëm, duke nisur nga tetori.

“Edhe po të mos ishte gjendja e pandemisë, situata e shëndetësisë dhe suitata në ekonomi kërkon masa emergjente, sot më shumë se kurrë, sot më shumë se 3 muaj më parë, se 4 muaj më parë. Ju e mbani mend fare mirë paketën e proppzuar atëherë. Kosto e saj shkonte 90 milionë euro, ndërsa masat që ne propozojmë për 6 muajt e ardhshëm përllogariten në 52 milonë euro në muaj.

Pra, efekti total është afro 312 milionë euro për 6 muajt e ardhshëm, duke nisur nga tetori. Kjo përbën 2.45 të prodhimit të brendshëm të Shqipërisë dhe e vendos Shqipërinë në mesataren e shpenzimeve të rajonit, për t’u përballur drejtpërdrejt me pasojat e ÇOVID tek shëndeti dhe pasojat ekonomike.
Nuk nka ççon në vendet me paketën më ambiçioze në rajon, flas për Maqedoninë, Kosovën, Malin e Zi, Serbinë, Bosnjën, jo për vendet e tjera, por na nxjerr nga niveli afrikan i shpenzimeve në raport me prodhimin e brendshëm bruto, 0.86%. Kaq janë shpenzimet e qeverisë sipas FMN për t’u përballur me ÇOVID dhe pasojat ekonomike të tij.

Një plan i detajuar nga i cili po veçoj 4 pikat kryesore:

1.a. Rritjen e numrit të testimeve për Covid me 2500 testime në ditë jemi vendi me numërin më të ulët të testimeve, vazhdojmë të mbetemi vendi me numërin më të ulët, kjo është recetë për katastrofë. 35% e testimeve rezultojnë pozitive. Çdo qeveri e përgjejshme në këtë momentë do të rriste numërin e testimeve ndaj nuk lodhem së përsëritur që nese do ta kishin bërë 3 muaj përpara 4 muaj përpara 6muaj përpara nuk do të ishim sot në këtë situatë. Numri minimal I testimeve që duhen kryer në situatën aktuale është 2500 testime në ditë.

1.b Rimbursimi i plotë për marrjen e mjekimit ambulatore kundër Covidit.Çdo i sëmurë me Covid i cili nuk shtrohet në spital ka një kosto minimale prej 600 mijë lekësh të vjetra për trajtimin gjatë periudhës që është i infektuar. Në raste të ekzaminimeve të tjera të cilat nuk merren dot në sitemin shëndetësor public siç është skaneri apo bombolat e oksigjenit shkon deri në 1 miloinë lekë të vjetra,100 mijë lekë të vjetra në muaj. Asgjë që nevojitet për tu kuaruar nuk rimbursohet sot nga shteti prandaj një pikë e menjëhershme I këtij plani duhet të jetë një rimbursim i plotë i të gjithë shpenzimeve të infektuarëve dhe familjarëve të tyre për kurimin nga Covid

1.c. Pika e tretë ka të bëjë me sigurimin e paisjeve mbrojtëse për të gjithë personelin shëndetësor dhe rritjen e kapaciteteve spitalore, në Tiranë e jo më jashtë Tiranë, mjafton të shkoni me kamerat tuaja dhe të shikoni që mjekët e familjes në klinikat dhe spitalet janë në një gjendje emergjente sa i përket paisjeve mbrojtëse. Dhe natyrish që pandemia të përballohet ashtu siç duhet për të mos u futur më thellë në aspektin të cilin e kanë trajtuar ekspertër duhet të angazhohen të gjithë mjekët, duhet të angazhohet mjeku io familjes. Ndërkohë që paisjet mbrojtëse nuk mjafrojnë as për spitalet COVID. Rritja e kapaciteteve spitalore është domosdoshmëri akute, ndërkohë që Shefqet Ndroqi është afër kapacitetit të plote gjithë të sëmurët e sëmundjeve respiratore janë transferuar në QSUT. Është bërë një spital i tretë COVID fantazëm i cili deri tani ka vetëm mure të lyera por nuk e kemi parë të vihet në funksion as të bëhet gati për atë që mund të jetë një valë e tretë e një infeksioni çështje javësh jo muajsh”, u shpreh BAsha.

Artikulli paraprakBasha: Bonus 1 mijë euro për çdo mjek dhe 500 euro për çdo infermier
Artikulli tjetërGjymtimi i një kryeqyteti…