Basha: Për fat të keq ende drejton një kryeministër palaço! Gjithë shqiptarët e kanë kuptuar se ka ardhur koha për ndryshim!

Kryetari i PD, Lulzim Basha vizitoi sot një fasoneri në Vorë. Pas vizitës, Basha dha një prononcim për mediat ku ndër të tjera u shpreh se, të gjithë shqiptarët e kanë kuptuar se ka ardhur koha për ndryshim.

Basha tha më tej se, plani qe kemi prezantuar kete jave nuk eshte plani yne elektoral por eshte plani per 6 muajt e fundit te kesaj qeverie. Sepse per fat te keq keto 6 muaj ende drejton nje kryeminister palaco që vetem shan po nuk e fsheh dot te verteten.

“Kam ardhur sot në një ndërmarrje fason, në aksin Tiranës Durrës, që funksion prej 15 vitesh e që tani ndodhet nën presionin e krizës.

Këtë javë ne kemi shpallur Planin e Rimëkëmbjes së Ekonomisë, ku pika kryesore është ai i fuqizimit të ndërmarrjeve.

Drejtim tjetër i rëndësishëm është rimarrja në punë e atyre që janë larguar për shkak të krizës. Këto janë dy pikat më kryesore.

Plani që kemi shpalosur këtë javë nuk është programi ynë elektoral, siç janë përpjekur ta tregojnë disa. Është plani për këto gjashtë muaj, sepse duam apo nuk duam ne, drejtimin e ka një njeri që në vend të marrë masa, bën sharlatanin dhe palaçon nëpër ekrane.

Sado të merret me opozitën me një gjuhë palaçoje, xhepat e shqiptarëve janë boshatisur dhe sipërmarrja shqiptare po vuan dhe është në kufijtë e ekzistencës.

Plani ynë i Rimëkëmbjes anti-Covid  nuk është programi ynë elektoral, por kërkesa që i shtrohet këto gjashtë muaj qeverisë në ikje për të marrë masa për mijëra të papunët dhe biznesin. Ne kemi propozuar një çek prej 1000 eurosh për biznesin e vogël.

Në vend që të ndihmojë njerëzit, vazhdon të bëjë palaçon. Sa do të shajë, të vërtetën nuk e fsheh dot! Taksat të shkojnë për të ndihmuar biznesin dhe shqiptarët.

Sot dhe dite per dite nuk do lodhem se perserituri qe nuk ka kohe per sharlatanizma por per te mare pergjegjesi sepse vendi eshte ne krize dhe tryezat e shqiptareve jane bosh”, u shpreh Basha.

Artikulli paraprakPjesëmarrje e lartë e anëtarëve të PD në Fushë Arrëz për seleksionimin e kandidaturave
Artikulli tjetërIsh-ministri i PS: Keqqeverisja ka ndikimin më të madh në rënien ekonomike! Kazinotë dhe kanabisi, një dështim…