Basha: 1 mijë euro çek për biznesin! Plani ynë tani është për njerëzit, për shëndetin, për bukën e gojës…

Kryetari i PD, Lulzim Basha vizitoi sot një biznes në Durrës, ku ka shpjeguar rëndësinë e Paketës së Rimëkëmbjes pas pandemisë, si mbështetje për biznesin dhe qytetarët për këto gjashtë muaj.

Basha u shpreh se, plani i PD është të angazhohet për qytetarët dhe përmirësimin e ekonomisë së tyre.

“Ka rënë puna për shkak të rënies së turizmit. Fuqia blerëse ka rënë shumë. Kështu si duket është shumë keq. kemi shpalosur planin ekonomik të rimëkëmbjes: 1 mijë euro çek për biznesin; Injektim kapitali biznesit të vogël; Për ata që rimerren në punë do ketë pagesë për biznesin, 2 mijë lek për pensionistët”, tha Basha.

“Hallka kryesore është konsumi, pa ra konsumi bie prodhoni. Plani ynë synon të nxisë konsumin. Kam parë lista nëpër dyqane që shtohen, por bizneset nuk ia dalin më të japin ushqime me listë. Plani ynë është për tani, për njerëzit, për shëndetin, për bukën e gojës. Plani synon që familjet të arrijnë një minimum mujor për të jetuar. Do ti japim shtysë një shtrese të mesme”, tha Basha.

Kreu i opozitës i bëri thirrje Ramës të ndihmojë biznesin e vogël. “Lërja shqiptarëve a të besojnë apo ajo, po tani dili përpara biznesit të vogël me një çek për ta ndihmuar. Po ashtu, për të nxitur konsumin, sidomos për ata që kanë humbur punën, jepu minimumin jetik.

Është plotësisht e mundur. Po të heqim dorë nga çdo shpenzim tjetër, edhe qytetarëve u jep një injeksion të vogël, se u janë zbrazur xhepat. Nuk bëhet fjalë për çfarë ka ndodhur dhe çfarë do të bësh ti pas një viti, por të paktën t’u hiqen disa shpenzime shtesë.

Pesë pikat që kemi propozuar ne, veçanërisht për ata që kanë humbur vendin e punës, këto para siç i jepen njerëzve  sepse po flasim për bukën e gojës, pra për t’i dalë përpara kësaj, injektohet ky kapital: i jepet biznesit 1000 euro”, tha Basha.

Exit mobile version