Sektori i bujqësisë më i braktisuri në 7 vjet, Rama paguan inceneratorët”, Basha: Do t’i japim fund vjedhjes me hir a me pahir!

Pjesë nga komunikimi i krzetarit Basha me gazetarët në Lushnjë
Sektori i bujqësisë dhe i blegtorisë janë më të goditurit nga kriza ekonomike. Arsyeja nuk është vetëm pandemia, por braktisja e fermerëve nga qeveria këto 7 vjet. Asnjë subvencion për fermerin, duke e bërë më të braktisurin në rajon.
Paratë e subvencioneve shkojnë për klientët e qeverisë dhe okigarkët. Vetëm për inceneratorin e Fierit, që akoma nuk ekziston, janë zhdukur 24 milionë euro. Është një gropë e zezë korrupsioni, ku është përfshirë Edi Rama, Arben Ahmetaj, figura të mrumit të organizuar
Në planin me 5 pika të Pd me 24 milionë euro që janë zhdukur për inceneratorin e Fierit, mund të ndihmoheshin 24 mijë biznese Më një çek prej 1 mijë euro për 6 muaj, të ndihmoheshin mijëra fermerë apo mijëra të papunë.
Me ne, vjedhja e parave për projekte si inceneratorët, do të marrë fund, me hir a me pahir. SPAK do të detyrihet ta hetojë dhe do të çohet para drejtësisë dhe prapa hekurave, të ndëshkijë këdo që është përfshirë në këtë vjedhje masive.
Artikulli paraprakDenoncimi i fortë i Bashës: Rama-Ahmetaj, 24 milionë euro për Inceneratorin e Fierit dhe incenerator nuk ka!
Artikulli tjetërRaporti: Shqipëri, e dyta në botë për kërkesat për azil, lë pas vetëm Sirinë