Zbulimi i hershëm i Tumoreve të Gjirit shpëton jetë!

Dr. Henkrik ZOTAJ
Tetori eshte vendosur si muaji i ndergjegjesimit per kancerin e gjirit ne te gjithe boten.
Qellimi eshte per te rritur vemendjen dhe sensibilizimin, ne Parandalimin, ZBULIMIN E HERSHEM, Trajtimin dhe Kujdesin Paliativ te kesaj semundjeje.
Faktori me i rendesishem nga i cili varet suksesi i trajtimit te ketij tumori eshte: KOHA E ZBULIMIT TE SEMUNDJES; ndaj ne shume vende te botes organizohen fushata masive per depistimin e tumoreve te gjirit tek grate ne rrisk dhe te grate pa simptoma, me qellimin e vetem zbulimin e hershem.
Ne shqiperi diagnostikohen mbi 700 raste të reja çdo vit, me kancer te gjirit, ku mosha me e prekur eshte ajo midis 41 deri 59 vjec por, vitet e fundit tumoret e gjirit po diagnostikohen edhe ne mosha shume me te reja.
Faktoret kryesore te Riskut ne tumoret e gjirit jane:
Histori familjare
Nese nena, vajza, motra apo gjyshja juaj kane kaluar nje tumor te gjirit, rrisku eshte gjithnje e me i larte te prekeni nga kjo patologji.
Mosha.
Sa më e madhe te jete mosha e personit, aq me teper rritet risku per tu prekur, rreziku rritet ne moshat mbi 40 vjec, ndersa midis moshës 50 deri në 75 vjec, ky rrezik dyfishohet.
Faktore gjenetike (hereditare)
Rreth 5–10 % e të gjithë pacienteve që diagnostikohen me kancer gjiri janë të lidhura me faktorë gjenetikë.
Mutacioni në gjenet BRCA1, BRCA2 dhe p53, shkaktojnë një rritje të konsiderueshme të rrezikut për tumor të gjirit.
Faktore Riprodhues
Favorizojne kete tumor
Lindjet e para mbi moshen 30 vjec.
Menopauzat e vonshme, pas moshes 55 vjec
Perdorimi i kontraceptiveve orale.etj
Ekspozimi ndaj rrezatimit.
Rrezatimet e te gjitha llojeve, per periudha te caktuara kohe, behen shkak per shperthimin e nje tumori te gjirit.
Ndryshimi i stilit te jetes, sic eshte:
Dieta e pasur me yndyrna dhe menyra e te ushqyerit.
Konsumimi i alkolit dhe duhanit, rrit ne menyre modeste rrezikun per tumore te gjirit
Obeziteti
Kryesisht te grate post menopauz si dhe
ulja e aktivitetit fizik, rrisin ne menyre modeste rrezikun per tu prekur nga nje tumor i gjirit.
Çfare duhet te terheqe vemendjen e nje gruaje, te gjiri i saj?
Disa nga shenjat që mund të jenë tregues të prezences se nje patologjie tumorale ne gjirin tuaj janë:
1. Prekja e një mase, një kokërr në gji ose nën sqetull.
2.Trashje ose ënjtje e një pjese të gjirit.
3. Rrudhosje e lëkurës se gjirit dhe ndryshimi i ngjyres se lekures ne ngjyre “portokalli”.
4. Skuqje, majisje, carje apo dëmtime të tjera të lëkurës së gjirit
5.Shtremberimet “arkitekturore”te pamjes se jashtme te gjirit.
6.Terheqje ne brendesi ose gropëzim i thithit të gjirit.
7.Rrjedhje, sekrecione nga gjiri duke përfshirë edhe gjakun.
8.Asimetria e gjinjeve, ndryshimi në madhësinë apo formën e gjirit.
9.Fryrje ose enjtje e lehte e krahut..etj
Nëse një grua apo vajze ka simptomat e mësipërme duhet të shkojë menjëherë te mjeku i familjes e me pas te mjeku specialist, per te kryer nje ekzaminim klinik te gjirit.
Jo cdo ndryshim ne gjirin tuaj eshte Tumor.
Ne te njejten kohe, nuk duhet te shqetesoheni nga keto ndryshime ne strukturen e gjirit, sepse shumica e ketyre ndryshimeve, shkaktohen nga patologji te gjirit por, qe jane te parrezikshme per jeten, te tilla si:
Crregullime te natyres hormonale, tumore beninje, formacione kistike (te mbushura me likid), kalcifikuse, infexione te ndryshme, gjendje inflamatore..etj. te cilat sherohen me ane te trajtimit mjeksor.
Ekzistojnë disa mënyra per kontrollin e gjirit, sic jane:
VETKONTROLLI i gjirit 
Vetekontrolli, eshte metoda me thjeshte dhe duhet bere te pakten nje here ne muaj, me qellim qe cdo grua te njohe mire gjirin e saj dhe te mund te dalloje cdo ndryshim te mundshem te tije, koha me e mire eshte java e pare pas periodave.
Ekzaminimi klinik i gjirit.
Kryhet nga një personel shëndetësor, kryesisht mjek familjeje ose mjek specialist – senolog ose onkolog.
Mamografia
Mamografia mund ti dallojë tumoret e gjirit rreth dy vjet para shfaqjes së shenjave, atehere jane te gjitha mundesite për t’u trajtuar me shume sukses.
Carol Milgard Breast Center dhe TRA Medical Imaging, këshillojnë gratë të bëjnë depistimin nepermjet mamografise çdo vit, duke filluar nga mosha 40 vjeç.
Provat kanë treguar, se gratë që kalojnë një mamografi vjetore pa e kryer, mund të humbin mundësinë për një diagnozë të hershme të tumorit të gjirit.
Eko e gjirit.
Keshillohet kryesisht per vajzat dhe grate e moshes 20 deri 40 vjec, cdo 2 deri 3 vjet dhe ato me risk me te larte cdo vit.
Rezonanca magnetike e gjirit
RM e gjirit jep informacion të detajuar për të gjitha patologjitë e gjirit, në rastet kur metodat e tjera diagnostikuese si Mamografia apo EKO e gjirit, janë të pamjaftueshme, duke mundësuar diagnostikimin e saktë të sëmundjes.
Zbulimi i hershem shpeton jete.!
Rreth 90% e grave të diagnostikuara me Tumor te gjirit në FAZAT E HERSHME dhe pas nje trajtimi te mire profesional mjeksor, kanë rezultuar me një prognozë, (ecuri) shumë të mirë.
Menyra e te ushqyerit si, dieta pa yndyrna, dhe aktiviteti fizik mbeten determinuese per te mbajtur sa me larg kete semundje.
Nese vihen re shenjat e para, te nje ndryshimi ne gjirin tuaj, menjehere duhet kryer ekzaminimi dhe trajtimi ne faze te hershme i semundjes, shenja, te cilat ne asnje rast nuk duhet te neglizhohen
Jo vetem fjale, ne Tetorin Roze!
Ne kete muaj (tetor) por jo vetem, strukturat shendetesore dhe politik-beresit duhet, te krijojne te gjitha lehtesirat, per t’iu dhene mundesi grave dhe vajzave te kryejne keto ekzaminime, kryesisht Imazherike.
Te siguroje nje numer optimal aparaturaturash imazherike si Mamografi dhe Eko, statike ose te levizshme.
Te organizoje dhe financoje fushata depistimi dhe sreening per grate ne rrisk dhe ato pa simptoma me qellim zbulimin e hershem te tumoreve te gjirit.
q
Artikulli paraprakRama rikthen drejtorët e larguar për korrupsion, ish-drejtori i Kadastrës së Vlorës emërohet në Durrës
Artikulli tjetërNaftëtarët në ditën e 15 të grevës së urisë, banorët në mbështetje tëe tyre nisin marshimin drejt Ballshit